DITURIA ISLAME nr. 237

Page 25

EKONOMI Organizimi ekonomik sipas Islamit

tokës. Njerëzit duhet t’i përdorin këto burime të dhëna nga Zoti, si emanet (në besueshmëri) dhe të fitojnë për jetën e tyre me punë e me mjete Hallall (të lejuara). Njerëzit nuk janë krejtësisht të lirë të konsumojnë, kursejnë apo investojnë të kursyerat e tyre në çfarëdo mënyre, po duhet t’u përmbahen rregullave hyjnore. Ekzistojnë kufizime ligjore dhe morale për mënyrën e fitimit, kursimit, dhe investimit. Islami pranon të drejtën e personit mbi pasurinë e tij, për ta shitur dhe për ta lënë trashëgim për pasardhësit e tij. Prandaj, koncepti i Islamit për pasurinë limiton lirinë e njeriut në përdorimin e burimeve të tokës: çdokush është përgjegjës te Zoti për mënyrën se si janë përdorur këto burime. Universaliteti Ekonomia kapitaliste bazohet në kornizën ekonomike të shkruar nga Adam Smith (v. 1776) në shekullin 18. Idetë e tij në librin ‘The Wealth of Nations’ (Pasuria e shteteve) kanë arsyetuar nocionin e shteteve të ndara dhe jo një ekonomi në aspektin global. Në vend që të perceptohet ideja e botës si një vend për të gjithë njerëzit, ai ka arsyetuar idenë e politikave nacionale të ndara nga vendet e tjera të botes. E njëjta qasje ndodh ende: vendet në mënyrë individuale marrin vendime egoiste, pa pasur parasysh situatën e vendeve të rajonit, që mund të kenë pasoja nga këto vendime. Qëndrimi islam është se i tërë ky univers është krijuar nga Zoti për të mirën e të gjithëve. Prandaj është nevojë e madhe që të gjithë popujt e botës të konsultohen dhe të kooperojnë me njëri-tjetrin përderisa përgatisin politika ekonomike që mund të afektojnë të tjerët. Edhe pse është në rritje kërkesa për një bashkëpunim ndërkombëtar në lidhje me politikat ekonomike, është punuar pak në drejtimin për të ndërtuar një ekonomi globale në baza të barazisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.4

Islami parashikon një treg të lirë bazuar në ligjin e furnizimit e kërkesës dhe, në të njëjtën kohë, siguron që forca ekonomike të mos akumulohet tek disa persona a grupe të caktuara. Dhe kjo sigurohet në këtë mënyrë: (a) Islami ndalon kamatën mbi kapitalin dhe e ka mbyllur mundësinë që pasuria të akumulohet pa punë ose pa bartur një pjesë të rrezikut. Rregulla e përgjithshme është që kush do që të marrë një pjesë të fitimit, duhet të bartë një pjesë të rrezikut. (b) Islami parashikon një shoqëri në të cilën një individ të mos jetë në vartësi nga tjetri; një shoqëri në të cilën një numër maksimal i njerëzve janë të pavarur në fitimet dhe jetën e tyre. Kjo përfshin edhe besimin në Zotin Një, i Cili është mbikëqyrës dhe furnizues i tërë universit. Zakonisht, shoqëritë myslimane kanë inkurajuar vetëpunësimin apo format e biznesit dhe investimit në formë partneriteti. Ekonomia islame preferon forma biznesi ku njerëzit bashkojnë forcat; është më e pëlqyeshme mënyra e funksionimit në formë partneriteti dhe jo si punëdhënës e punëmarrës. Nëse një koncept i këtij lloji futet në funksion, atëherë kjo do të thotë se është bërë shpërndarja e rrezikut dhe e kapitalit dhe është shumë e qartë që kjo formë ndalon akumulimin e forcës ekonomike tek disa individë apo grupe të caktuara, siç ndodh në ekonominë kapitaliste.5 (c) Ekonomia Islame ndalon disa veprime: largimin e prodhimeve të nevojshme për jetë nga përdorimi apo tregu për një kohë të caktuar, për shkak të ngritjes së çmimeve; marrëveshjen ndërmjet tregtarëve për të ofruar çmime false për të ngritur çmimet; tentimin për të ndaluar konkurrencën e vërtetë duke shkurajuar shitësin e prodhimeve që të arrijë në treg; ndërmjetësimin nga njerëz mashtrues për t’i larguar shitësit me çmimin më të mirë në treg. Bankimi Islam Një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë, e cila luan një rol të pazëvendësueshëm për zhvillimin, është bankimi apo sistemi financiar në përgjithësi. Kjo do të jetë temë në vazhdim, ku do të shpjegohet rëndësia e bankimit dhe gjithashtu do të diskutohet se ç’e dallon bankimin islam prej atij shekullar apo konvencional, dhe cilat janë parimet dhe qëllimet e bankimit islam. • (1)Waleed A.J. Addas, Methodology of Economics: Secular Versus Islamic, (Kuala Lumpur: International Islamic University Malaysia, 2008), f. 62. (2)Saad Abdul Sattar Al-Harran, Islamic Finance: Partnership financing, (Kuala Lumpur: Pelanduk Publications, 1993) f, 55-58. (3) Saad Abdul Sattar Al-Harran, Islamic Finance: Partnership financing, (Kuala Lumpur: Pelanduk Publications, 1993) f, 55-58. (4) Mohammad Ma’sum Billah, Islamic Law of Trade and Finance: A Selection of Issues, (Kuala Lumpur: Ilmiah Publishers, 2003), f. 215. (5)Kamal Khir, Lokesh Kupta and Bala Shanmugam, Islamic Banking: A Practical Perspective, (Petaling Jaya: Pearson Malaysia Sdn Bhd, 2008) f 7-10. DITURIA ISLAME 237 | PRILL 2010

25


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.