DITURIA ISLAME nr. 237

Page 14

kËshilla

Fitim Flugaj

Dhjetë porositë e të Dërguarit a.s. për Ebu Dherrën r.a.

T

ransmetohet nga Ebu Dherre r.a.,, i cili i kishte thënë të Dërguarit a.s..: “O i Dërguari i Allahut, më këshillo”. Ai i tha:”Të këshilloj për devocion ndaj Allahut, sepse ajo është kurora e zgjidhjes (çështjes) sate”. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”.Ai tha: “Të rekomandoj leximin e Kur’anit dhe përmendjen e Allahut, një gjë e tillë për ty është dritë, në qiej dhe në tokë sjell dritë për ty”. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”.Më tha: “Mos qesh shumë, qeshja e tepërt e mbyt zemrën dhe e largon dritën (nurin e imanit) nga fytyra jote”. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër”.Më tha: Të rekomandoj luftën e shenjtë (xhihadin), ajo është murgëria (sakrifica) e pasuesve të mi (ymetit tim)”. I thashë: “O i Dërguari i Allahu, më shto (këshillë tjetër)”. Më tha: “Për ty është që të heshtësh përveçse në mirësi, ajo largon nga ti djallin (shejtanin), të ndihmon ty në çështjet e fesë sate”.I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”.Ai tha: “Shiko atë që është poshtënën ty, e mos e shiko atë që është mbi ty, sepse ai është në gjendje ta përbuzë begatinë e Zotit që ke ti”. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”. Ai më tha: “Ki kujdes ndaj të afërmve (farefisit tënd) tuaj, edhe nëse ata nuk mbajnë marrëdhënie farefisnore me ty”.I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”.Më tha: “Për Zotin mos u frikëso nga kërcënimet e kërcënuesve”.I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më shto (këshillë tjetër)”.Ai më tha: “Dëshiroju të tjerëve atë që dëshiron për vete”.Pastaj më ra në gjoks dhe më tha: “O Ebu Dherre, nuk është logjika sikur të menduarit ose të kuptuarit, dhe as ndalimi sikur të përmbajturit, dhe as të llogariturit e vetvetes sikur morali i lartë. POROSIA E PARË. “ TË KËSHILLOJ (POROSIS) PËR DEVOCION NDAJ ALLAHUT, SEPSE AJO ËSHTË KURORA E ZGJIDHJES (ÇËSHTJES) SATE”. I Dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të, e këshilloi Ebu Dherrën, Allahu qoftë i kënaqur me veprat e tij, dhe i këshilloi gjithashtu tërë besimtarët, që të jenë të devotshëm ndaj Allahut të Madhërishëm. Të njëjtën porosi e gjejmë edhe për shokët e tjerë, kur në një thënie drejtuar dikujt tjetër, thotë: “Për ty është devotshmëria ndaj Allahut”; dikujt tjetër i thoshte: “Bëhu i devotshëm, ki frikë Allahun”, sepse, siç vazhdon në porosinë e parë që ia drejton i Dashuri i Allahut Ebu Dherrës, “ajo është kurora e çështjes “ së 14

DITURIA ISLAME 237 | PRILL 2010

besimtarit, ajo është mirësia që shton mirësinë. Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.”(El-Bekare 197). El-Xherxhaniju, lidhur me përkufizimet për fjalën Et-Takwa, që do të thotë “devotshmëri”, ndër të tjera, sqaron dhe thotë: Kjo shprehje rrjedh nga fjala El-Itikaau dhe ka kuptimin parambrojtje ose parandalim, përderisa te dijetarët e fesë merr kuptimin e kujdesit dhe rigorozitetit në respektimin e Allahut, për të shpëtuar nga ndëshkimi i Tij, përndryshe merr kuptimin e përgatitjes dhe edukimit të vetvetes ose egos personale në drejtim të asaj që meriton masë shpërblimi dhe ndëshkimi nga veprat që i punojmë ose i anashkalojmë. Kur është fjala për devotshmërinë ndaj Urdhrave të Allahut, ajo do të thotë thjesht zbatim dhe përfillje e urdhrave në mënyrë të sinqertë.Përderisa, kur është fjala për frikën e vërtetë nga mëkati, kjo ka të bëjë me largimin dhe kujdesin ndaj punëve të ndaluara. Thuhet që përkufizimi për devotshmërinë është: Kur robi ka frikë-respekt ndaj asaj që e ka caktuar Allahu për zbatim. Një përkufizim tjetër thotë: Kujdesi i jashtëzakonshëm i besimtarit ndaj normave edukative të Sheriatit. Një thënie tjetër thotë: Mënjanimi i besimtarit nga çdo gjë që e largon nga Allahu i Lartmadhërishëm. Ka edhe shumë e shumë thënie, një ndër të cilat është edhe përkufizimi: Përkushtimi ndaj Synetit të Pejgamberit a.s.w.s. dhe udhëzimi sipas tij, me fjalë dhe vepra. Ekspertët e gjuhës arabe, kur ndalen në sqarimin e shprehjeve që përfshihen në këshillën e Pejgamberit a.s., thonë: Ekziston dallimi në mes fjalës Takwaa dhe Tukaa. Fjala Takwaa ka kuptimin: Arritje e një pjese të kënaqshme nga devotshmëria që i mundëson besimtarit të shpëtojë nga ndëshkimi. Ndërsa fjala Tukaa ka kuptimin: - e vetë cilësisë lavdëruese të devotshmërisë, me të cilën nuk etiketohet askush tjetër përveç atij që ka merita në këtë drejtim. Ndërsa dallimin në mes fjalës devotshmëri (takwa) dhe fjalës bindje, përkushtim ose përfillje (ta’atu) gjuhëtarët e bëjnë në këtë mënyrë dhe thonë: Etta’atu ose bindja dhe përkushtimi është: Dorëzimi i besimtarit ndaj asaj që i cakton Sheriati, urdhër qoftë për zbatim të domosdoshëm, qoftë për të dëshirueshëm. Përderisa devotshmëria merr kuptimin e ndalimit të vetvetes nga çdo gjë e ndaluar nga Sheriati, qoftë haram- vepër e ndaluar rreptësishtë, qoftë mekruh- vepër e urrejtur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.