DITURIA ISLAME nr. 237

Page 12

hadith Thuaja në praninë e tij Me termin e parë (El Gijbetu) kuptojmë situatën kur dikush, në praninë e tjetrit a të të tjerëve, flet për dikë, duke e përgojuar me qëllim nënçmimi, qoftë të atij personalisht, si në rastet kur merr në gojë karakterin, edukatën, moralin, pamjen e tij ose çkado qoftë e që ka të bëjë me të. Në këtë rang gjithsesi mund të hyjnë edhe përqeshja e familjes, pronës, cilësimi me shprehje të dyshimta, që kanë për qëllim mbjelljen e urrejtjes e të tjera ngjashme. E tërë çështja ka të bëjë me transparencën e nevojshme, e cila ka për bazë këshillën me qëllimin më të mirë, atij që ka të meta dhe vërejtje evidente, duhet të jemi të sinqertë e t’ia themi atij personalisht, në praninë e tij dhe jo fshehurazi, ngase në situatë të tillë ai është i paaftë të mbrojë veten e tij. Kur duhet dhe duam t’ia themi dikujt atë që mendojmë se është e keqe, në plan të parë dëshirojmë të mirën e tij dhe synojmë që ai të përmirësojë veten, e kjo absolutisht është e padobishme në raste kur ai nuk është i pranishëm. Në raste të tilla kemi të bëjmë me marrjen në gojë me qëllim nënçmimi dhe shkeljeje të dinjitetit të tij. Në këso rastesh, i dëmtuari është privuar nga e drejta e tij për t’u mbrojtur dhe për të shfaqur qëndrimin e tij. Shumë herë ai mund të ketë të drejtë, dhe për çështjet që ne e gjykojmë, do të ketë argumentin e vet, por ne duam që këtë punë të keqe ta bëjmë ashtu si duam vetë, duke shkelur dinjitetin, dhe përdhosim karakterin e tij. Sa herë janë zhveshur njerëzit nga çdo vlerë, si rezultat i përgojimit nga të tjerët, ndërsa ne, kemi ndërtuar imazhin e tij nga bisedat pas kurrizi dhe duke pëshpëritur për të. Ai, në realitet mund të jetë krejt tjetër, por neve në përfolje, na është paraqitur krejt tjetërfare. Besoj se shpesh na bie të dëgjojmë dikë kur, duke vlerësuar një person të caktuar, thotë: “Ndryshe kam dëgjuar e ndryshe më ka dalë”. Natyrisht, nga përgojimet e mundshme, e ka menduar si negativ, kurse, kur është takuar vetë me të dhe e ka njohur nga afër, gjërat kanë ndryshuar për së miri. Ky është një realitet me të cilin ballafaqohemi shpesh. Nuk ka dyshim se përgojimi paraqet një sëmundje kronike nga e cila është goditur shoqëria dhe është bërë shumë e pavëmendshme ndaj saj. Po të ishte për të mirë, sigurisht do të meritonim të merrnim epitetin si shoqëri e gibetit, por, ç’t’i bësh kur edhe e keqja duhet të na bjerë hise!. Pa s o j a t ë d h i m b s h m e Një dukuri e tillë, edhe po të ishte e lejuar, sigurisht do të mjaftoheshim me një masë të caktuar dhe do të thoshim se me kaq u bë boll, por, në të kundërtën, gjërat qëndrojnë krejt ndryshe, gibeti është haram e ne kurrsesi nuk mund të bindemi të ndalemi prej tij. 12

DITURIA ISLAME 237 | PRILL 2010

E keqja e përgojimit ka prodhuar shumë pasoja të dhimbshme, shkëputje lidhjesh në rrethe shumë të ngushta familjare, urrejtje dhe armiqësi që përfundojnë me më të keqen, shpirtra të thyer moralisht, që vështirë mund të ngjallen, sepse kanë rënë në humnerën e thashethemeve si rezultat i shkeljes në autoritetin dhe dinjitetin e të tjerëve. Në një rast Pejgamberi a.s. u kishte folur shokëve të tij për çështjen se kush është mysliman i vërtetë. Sigurisht që kërshëria ishte shumë e madhe; edhe ne sot, në një përgjigje të tillë, do të kërkonim diçka nga veprimet që kanë të bëjnë me shtyllat e Islamit. Do të na shkonte mendja të themi se mysliman i vërtetë është ai që, përveç namazeve të detyrueshme, falet edhe natën,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.