Dituria islame 250

Page 55

Trashëgimi 250 DITURIA ISLAME MAJ 2011

dhe për obligimet e tjera, si për namaz, agjërim e haxh. Kjo është një dispozitë, e cila është kundërshtuar nga deklarimi i dijetarëve, e prej tyre i Hanefinjve, të cilët kanë paraparë ndryshimin e kohëve. Dhe caktimi i pagave prej arkës qendrore islame, për ruajtësit e simboleve fetare. Po të angazhoheshin këta për të fituar dhe siguruar për jetën e tyre nga bujqësia, tregtia ose industria, do të humbte Kurani dhe njerëzit do të neglizhonin çështjet parimore të fesë. (2) Garancia për punën e kryer. Esenciale është besnikëria e tij, e ai nuk dënohet, përpos nëse në punë e tepron ose lë mangut diçka. Mirëpo, fukahatë kanë paraparë garantimin duke pasur parasysh ankesat e shumta se ata nuk e kryejnë detyrën si duhet, dhe për të siguruar pasurinë e njerëzve (3) Mosmjaftimi vetëm i pamjes së jashtme të drejtësisë tek dëshmia. Ebu Jusufi dhe Muhamedi kanë dhënë fetva se është e domosdoshme pastërtia e dëshmitarëve, se kështu sigurohet dhe mbrohet e drejta e njerëzve dhe nuk keqpërdoret pasuria e tyre. Duke ditur se është në kundërshtim me atë që ka deklaruar Ebu Hanife - se mjafton pamja e jashtme e drejtësisë në të gjitha dëshmitë, përpos në Hududë dhe Kisas. Pastërtinë e dëshmisë nuk e ka kushtëzuar duke u bazuar si në kohën e tij. (4) Zotëronte drejtësia, për shkak se jeta në kohën kur ka qenë Pejgamberi a.s. ka qenë më e mira kohë.17 Por, duke vlerësuar se ka ndryshuar koha dhe është përhapur gënjeshtra, dy nxënësit e tij kanë dhënë fetva në kundërshtim me mendimin e Ebu Hanifes dhe duke zbritur në rangun e traditës. (5) Përdorimi i forcës për të pandehurin nga joqeveritari. Ebu Hanife ka dhënë fetva se nuk lejohet përdorimi i forcës, përpos prej qeveritarit (institucionit). (6)Duke vërejtur se në kohën e tij pengimin dhe ndalimin e atyre që e thyejnë ligjin, vetëm prej udhëheqësit (institucionit) e bënte vetëm udhëheqësi (institucioni). Mirëpo, dy nxënësit e tij, duke parë se në kohën e tyre kishin ndryshuar rrethanat, ishte përhapur padrejtësia dhe kishte filluar

çrregullimi, dhanë fetvanë që të ndaloheshin edhe prej joqeveritarit. Këta të dy qenë bazuar në rrethanat që kishin qenë në kohën e tyre. (7) Ndalimi i vajzave të reja për të marrë pjesë në mesxhide, ku falej namazi me xhemat, edhe pse nuk ishte ndaluar në kohën e Pejgamberit a.s..18 E kjo duke pasur parasysh prishjen e moralit dhe përhapjen e imoralitetit. (8) Hanefinjtë kanë dhënë fetva që burri e ka të ndaluar të udhëtojë me gruan e tij, edhe nëse ka përmbushur obligimin e mehrit të menjëhershëm, e kjo për shkak të prishjes së kohës. Gjithashtu kanë dhënë edhe fetvanë se nuk i pranohet deklarimi gruas se nuk e ka marrë pjesën e caktuar të mehrit të mëhershëm, edhe pse ka pasur kontakt me bashkëshortin, e kjo është se ajo refuzon se ka marrë mehrin, ndërsa rregulli është: Refuzuesi përbetohet. Kjo rregull nuk zbatohet në këtë rast, për shkak se zakonisht gruaja nuk e lejon veten të kontaktojë me burrin pa e pasë marrë pjesën e menjëhershme të mehrit.19 (9) Kërkimi i zekatit prej qiramarrësit të punimit të tokës, e jo prej qiradhënësit. Kështu kanë dhënë fetva dy nxënësit e Ebu Hanifes, sepse kjo ishte më e mirë për kohën e më e leverdishme, dhe më e lehtë për fukahatë, për shkak se zekati merret prej frytit. Këtë mendim e kishte edhe Maliku duke dhënë fetva se zekati i takon qiramarrësit. Edhe pse Ebu Hanife mendon se një e dhjeta e zekatit i takon qiradhënësit, për shkak se zekati është pasuri e pronësuesit, kurse toka është pronë e qiradhënësit. Këta shembuj e të tjerë, si f.v. shitblerja e plotësuar20, shfrytëzimi i banjës publike pa sqaruar kohën e qëndrimit dhe pa sqaruar sasinë e shpenzimit të ujit, dhe falja e namazit duke qenë i papastër, për shkak të domosdoshmërisë, kanë ndryshuar ligjet për shkak të zakoneve të qytetarëve të kohëve dhe rrethanave të ndryshme të tyre. (1) Nëse për një çështje ka lidhje logjika, logjika është ajo që gjykon që një veprim të përsëritet vazhdimisht. Kjo nuk konsiderohet zakon, por është domosdoshmëri logjike, si f.v.: paraqitja e gjurmës së thembrës çdo herë kur të vendoset thembra. Shembull i kësaj: Lëvizja e unazës bëhet paralelisht me lëvizjen e gishtit, apo një send ndërron vendin kur të largohet prej atij vendi. (2) Ibid 2/114. (3) Për këtë temë jam mbështetur në librin “Kitabul Usul ameti” të prof. Hakimit f. 420. (4) Zejlefiu për këtë hadith thotë: “Është hadith Garib Merfuë”. Ndërsa “Mekvuf” e kam hasur vetëm tek Ibni Mes’udi (Raxhiu Nasbu Rraje 4/133). E transmeton Ahmedi, Taberiu në librin “Kebir” nga Ibni Mes’udi. Transmetuesit janë të besueshëm (Mexhmea Zevaid 1/78). (5) Eshbal ve Nedhair Suretiju 80, 88. resail Ibni Abidini 2/115. El Furuk, lil Karafi 3/283 “Gajetul 140, Iëlamul Mukiijn 3/89. (6) Këtë e kanë kundërshtuar Shafiinjtë duke thënë: “E vërteta është se zakoni nuk është si kushti (“El-Eshbah ven-Nedhair” të autorit Sujuti). Shihet se kjo është nëse urfi është i veçantë, ndërsa, nëse është i përgjithshëm, konsiderohet sikur të kishte qenë i kushtëzuar me tekst. (Raxhiu-Tekmiletul Mexhmuë 11/324-327). (7) Shatabiju prej Malikinjve në librin Elietisam thotë: “Zakonet që ndodhin, konsiderohen domosdoshmëri në ligj. (8) “Iëlamul Mukiijn” 2/392, 3/3 dhe më pas. (9) Resail “Ibnu Abidin” 2/116, 136 Eshbali ven Nedhair, Sujutiju 86-88. (10) “Risaletul Urf vel Adetu” Ahmed Ebij v. 90, 22

55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.