Dituria islame 250

Page 46

46

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Vështrim

Bashkimi i myslimanëve nën flamurin e Islamit Dr. Jusuf El-Kardavi

Nuk ka gjë më të dobishme për myslimanët sesa uniteti, dhe nuk ka gjë më të dëmshme për ta sesa përçarja. Islami bën thirrje për bashkimin e rreshtave dhe të fjalëve, madje urdhëron për këto; bashkimin e ka bërë prej rregullave kryesore mbi të cilën ngrihen popujt.

N

Islami bën thirrje për bashkim ë këtë gjithësi, Islami ka dy funksione: Ngritjen e individit mysliman mbi shtyllat më të forta të besimit, moralit dhe mirësjelljes; dhe ngritjen e Ymetit mysliman mbi fjalën e monoteizmit dhe bashkimin e fjalës. Populli të cilin e dëshiron Islami, është një popull që nuk njeh përçarje, as armiqësi dhe as urrejtje ndërmjet njerëzve. Myslimanët duhet t’i lënë mosmarrëveshjet që kanë ndërmjet tyre, duhet të qëndrojnë në një rresht për të përballuar problemet dhe fatkeqësitë që armiqtë tanë mundohen të na i hedhin nga të gjitha anët. Jemi në një kohë që nuk njeh gjë tjetër përveç bashkimit, prandaj, nëse flasim me logjikën e kohës, interesit ose të fesë, të gjitha këto ua imponojnë përgjegjësve të këtij populli, dhe çdonjërit që ka mendje e ndërgjegje, që të përpiqet për bashkim, dhe ta largojë këtë popull nga përçarja. Logjika fetare e bën këtë popull të bashkuar, prandaj Islami e ka bashkuar besimin e tyre, Sheriatin, kiblen, shembullin, idetë, emocionet, traditat. Myslimanët janë të bashkuar në të gjitha aspektet Myslimanët janë një popull i bashkuar në besimin e Allahut; të bashkuar për Sheriatin islam; të bashkuar në dispozita të njëjta, që kanë të bëjnë me fenë dhe jetën e tyre; të bashkuar për një kible; të gjithë së bashku sillen përreth Qabes. Ata kanë një kible, një prijës, një model, ai është Muhammedi a.s.. Idetë kryesore të myslimanëve rrjedhin nga Kurani dhe Syneti; përderisa Islami e ka bashkuar mënyrën e mendimit dhe të

metodës së tyre, - si të mendojnë? Si t’i refuzojnë supozimet dhe të pasojnë udhëzimin, e të mos pranojnë asgjë përveçse me argument? Shih (En-Neml, 64). Ky është mentaliteti islam që e ka formuar Islami te çdo mysliman, madje edhe emocionet e tyre, dashurinë dhe urrejtjen; ata duan për hir të Allahut dhe urrejnë për hir të Tij. E duan të vërtetën dhe e urrejnë gënjeshtrën; e duan të mirën dhe e urrejnë të keqen; e duan të mirin dhe e urrejnë të shthururin; E duan Allahun, dhe i urrejnë idhujt. Në tradita: në haje, pije, veshje, ecje, ulje, në gjumë, zgjim, në udhëtim, - myslimanët i gjen të bashkuar ose shumë të përafërt në traditat e tyre. Myslimanët janë një popull i bashkuar në tërë jetën e tyre, mirëpo rreziku vjen nga intrigat që dëshirojnë t’i përçajnë e t’i ndajnë ata, e kjo kishte filluar që prej kohës së Pejgamberit a.s., kur Allahu i bashkoi fiset Evs dhe Hazrexh me pranimin e Islamit nga ana e tyre, i bashkoi zemrat e tyre dhe prej tyre mënjanoi urrejtjen e armiqësinë, që zotëronin në mes tyre në kohën e injorancës. Një ditë, pranë tyre kaloi një hebre, që quhej Shas ibn Kajs, i cili u irritua t’i shihte të bashkuar ata që luftonin njëritjetrin, derdhnin gjakun e njëri-tjetrit deri vonë, t’i shihte të bashkuar në një besim, prandaj u ul në mes tyre me dinakëri dhe filloi t’ua kujtonte ditët e injorancës. Pastaj recitoi disa poezi që patën recituar ata të fisit Evs në ditën kur patën korrur fitore ndaj fisit Hazrexh. Të fisit Hazrexh iu drejtuan atyre duke u thënë: ‘Ne kemi fituar atë ditë dhe poeti ynë ka thënë kështu’. Zjarri në mes tyre u ndez aq shumë, saqë disa burra të fisit Evs ngritën armët. Po kështu vepruan edhe burrat e fisit Hazrexh, e kur dëgjoi për këtë Pejgamberi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.