Dituria islame 250

Page 34

34

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Vështrim

saj, kur në Kosovë dhe gjithandej ndër viset shqiptare jashtë Shqipërisë, punonin një numër i madh mësuesish dhe intelektualësh të ardhur nga Shqipëria; që atëherë kur ishte vendosur që në Kosovë të përdorej varianti letrar i elbasanishtes – dhe jo të krijohej një variant tjetër mbi kosovarishten e dibranishten (për se bëhej trysni politike nga Partia Komuniste e ish-Jugosllavisë); dhe, më në fund, që atëherë kur, pas qëndrimeve për një thjeshtësim sa më të madh të shkrimit të shqipes (në mbledhjet e vitit 1957), në vitin 1963 do të rishtrohej diskutimi i drejtshkrimit të shqipes, me synimin për të hartuar një ortografi, e cila të ndihmonte shkrimin e shqipes sipas rregullave të përcaktuara, sa kohë që kishte shumë luhatje në zbatimin e ortografisë së vitit 1957... Më duhet të vë në dukje, madje me patjetër, se gjendja e zotërimit dhe e zbatimit të normës së atëhershme (në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të shkuar) - nuk kishte arritur shkallën e dëshiruar... Për gazetarë, shkrimtarë, studentë e intelektualë të tjerë... nuk mund të thuhet që zotëronin normën e gegërishtes letrare (varianti “më i drejtë” e “më i lehtë” për gegët, - sikur e quajnë me nostalgji shumë nga kritikët e shqipes standarde, në kohën tonë) dhe që gjoja - “do të ishin normat e standardizuara nën diktatin e pushtetit totalitar”, të cilat do të ngatërronin këtë çështje për të na sjellë në gjendjen e sotme, kur, pas afro 40 vjetësh, sidomos shqiptarët e Kosovës “nuk paskan arritur ta zotërojnë (dhe kjo madje qenka e pamundur!!!) – “toskërishten letrare”, një standard ky i imponuar dhe “kaq i huaj” për ta” (domethënë për ne)... (Në parantezë dua të jap një si provë për shkallën “e lartë” të zotërimit të “gegërishtes letrare” asokohe. Në vitin e largët 1963, një profesor imi i nderuar i shkollës së mesme, kishte kërkuar nga unë të punoja për disa muaj (maj-gusht) në ndërmarrjen e botimit të teksteve si korrektor. Puna ime e parë do të ishte korrektura e një libri (Histori e kl. VI të shkollës fillore, më duket e përkthyer), redaktuar gjuhësisht nga një profesor e gazetar (më vonë për shumë vjet edhe mësimdhënës në arsimin e lartë në Kosovë). Duhej të bëja korrekturën e gabimeve teknike (sepse dorëshkrimi ishte shtypur në një qytet të Serbisë), por puna nuk më doli ashtu. Kjo sepse, ndoshta dhjetëfish më shumë në atë tekst kishte për të përmirësuar e korrigjuar gabime të redaktorit gjuhësor (i thoshin “lektor”) dhe të përkthyesit, sesa ishin ato të “radhitësve” serbë në shtypshkronjë. Marrëdhënie të ngushta midis universiteteve të Tiranës e Prishtinës Edhe tash e kujtoj sa shumë qeshë zhgënjyer për shkak të gjuhës së përdorur në atë tekst, me shumë gabime drejtshkrimi dhe në ndërtimin e fjalive shqip. Si student i vitit të parë që isha, çuditesha për shkallën e njohjes së shqipes nga

një përkthyes dhe një “ekspert gjuhësor” tjetër! Për herë të parë (kështu më thanë punonjësit e atij institucioni), kishte ngjarë që shtypshkronja ta kthente kopjen “e korrektuar” me shënimin: “Ne nuk i pranojmë këto përmirësime gabimesh, sepse ato nuk janë tonat, po janë të “dorëshkrimit” (-të autorit, shkruante aty), prandaj teksti duhej të shtypej sërish nga e para, natyrisht me shpenzime shumë më të mëdha...” etj.)Pra, përafërsisht e këtillë ishte gjendja e zotërimit të “gegërishtes letrare” në Kosovë, në kohën kur po diskutoheshin problemet e ortografisë në bazë të një projekti në vitin 1963, rezultat i të cilave qe botimi i librit “Ortografia e gjuhës shqipe” në vitin 1964. E, sikur është vënë në dukje edhe nga ndonjë autor tjetër, ajo ortografi “përbën një fazë të rëndësishme në historikun e zhvillimit të drejtshkrimit dhe të shqipes letrare në përgjithësi, sepse, sado që në atë botim dhe në mbledhjet që i kishin paraprirë hartimit të tij, nuk u realizua kërkesa për njësimin e plotë të shqipes letrare, që ishte shfaqur në një artikull, botuar ato ditë në gazetën “Rilindja” (Hazir Shala, “Gjuha shqipe ka një trung dhe duhet të ketë një gjuhë letrare”), sikur edhe në ndonjë nga diskutimet e studiuesve të shqipes, - prapëseprapë, në krahasim me drejtshkrimet e përparshme të shqipes, që ishin botuar në Kosovë – paraqiste një hap të rëndësishëm drejt afrimit të varianteve kryesore të asokohshme të shqipes letrare”... Më pastaj u krijuan rrethana të tjera, patjetër më të favorshme, për shqipen dhe për studimet shqiptare në përgjithësi dhe u ndërtuan marrëdhënie të ngushta midis universiteteve (të Tiranës e Prishtinës) dhe nisi të depërtonte në një masë të madhe libri shqip nga Shqipëria, veçanërisht botimet letrare. Pikërisht në atë kohë (1967) në Tiranë qe botuar libri “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe (Projekt)”, hartuar nga një grup autoritetesh shkencore në fushë të gjuhës shqipe. Ribotimi i atyre rregullave në Kosovë, jepte mundësinë që ato të njiheshin dhe të studioheshin nga një rreth më i gjerë intelektualësh – studiues e mësues të shqipes, shkrimtarë e gazetarë dhe intelektualë të tjerë... Në kushte të tilla kulturore, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili ishte rithemeluar para një kohe, dhe katedra e Gjuhës Shqipe e Fakultetit Filozofik të Prishtinës, në prill 1968, do të organizohej Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. Meqë bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme kulturore, që ishte zhvilluar në rrethana të veçanta, për të cilën ka disa informacione në shtypin e kohës, po, për fat të mirë, edhe në ndonjë botim (sikur është botimi “Drejtshkrimet e shqipes”, 2005, autor Rexhep Ismajli), e quaj me interes të vë në dukje, disa nga karakteristikat kryesore të punimeve (po dhe të jehonës së vendimeve) të kësaj konsulte, që ishin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.