Dituria islame 250

Page 22

22

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Oaza e sahabave

shkak mllefit për vrasjen e Uthmanit. Ai u kthye tek Aliu dhe i tregoi ngjarjen. Ndërkohë Ebu Musa i shkroi Aliut se banorët e Kufës, përveç një pakice, hynin nën sundimin e tij. Ndërkaq, Aliu r.a. i shkroi disa herë Muaviut, por ky nuk i ktheu asnjë përgjigjje. E gjithë kjo situatë ndodhi 3 muaj pas vrasjes së Uthmanit. Pastaj Muaviu e dërgoi një pergamenë (lëkurë të shkruar), që e nisi pas një njeriu. Kur hyri ai tek Aliu, e pyeti: “Ç`ke lënë pas? Kam ardhur nga një popull që nuk presin dot për hakmarrje,- i tha ia. Janë 70.000 veta që qajnë pranë këmishës së Uthmanit, e cila rri varur në minber”. Atëherë Aliu tha:“O All-llah, distancohem nga vrasja e Uthmanit”. kur i dërguari i Muaviut doli prej Aliut, iu vunë vrasësit që ishin në Medinë, me qëllim që ta eleminonin, por ky me shumë mund arriti të shpëtonte. Aliu nga ana e tij vendosi t`i luftonte banorët e Shamit. Ai i shkroi Kajs ibn Sadit të përgatitej nga Egjipti, Ebu Musa El-eshariut nga Kufa, po këshu edhe Uthman ibn Hanifit. Duke u folur njerëzve, ua bëri të ditur vendimin dhe i nxiti të bëheshin gati. Kështu u nis nga Medina, të cilën e la nën kujdesin e Kathem ibn Abasit. Kishte vendosur që atë që nuk i bindej, ta luftonte me atë që i bindej. Hasani, i biri, erdhi dhe i tha:” O babai im! Largoju kësaj, se do të derdhësh gjakun e myslimanëve e do të ketë përçarje midis tyre”. Por Aliu nuk pranonte, përkundrazi ngulte këmbë për të luftuar kundër tyre. Flamurin e betejës ia dha Muhamed ibn Hanefiut (që ishte i biri i Aliut dhe të ëmën e kishte nga fisi el-Hanefij). Ibn Abasin e caktoi nga e djathta,

ndërsa Amr ibn Ebi Selemen nga e majta. Thuhet se në të majtë vendosi Amr ibn Sufjan ibn Abdul Esedin dhe në pararojë Ebu Lejla ibn Amr ibn Xherrahun, djalin e vëllait të Ebu Ubejdes. Në Medinë la Kathem ibn Abasin, ndërsa gjithkund që ishte për luftë u nis drejt Shamit, porse, para se të nisej, ndodhi beteja e Devesë”. Veprat më të rëndësishme të Aliut r.a. Na është e njohur se periudha e sundimit të Aliut r.a. ishte e mbushur me shumë konflikte, për shkak se vinte halif i myslimanëve pas vrasjes së Uthmanit r.a.. Prandaj ditët e sundimit të tij ishin përplot parregullsi, konflikte dhe beteja të përgjakshme. Këto rrethana të rënduara politike përkohësisht i kishin penguar myslimanët në përhapjen e misionit të tyre të shenjtë, që kishte filluar që në kohën e Ebu Bekrit r.a. dhe kishte vazhduar gjatë gjithë periudhës së pushtetit të Umerit r.a. dhe pjesën më të madhe të kohës së Uthmanit r.a.. Prandaj Aliut nuk iu dha rasti për vazhdimin e përhapjes së fesë islame dhe për përmirësimin e gjendjes dhe zhvillimin e shtetit. Sikur të kishte jetuar më gjatë dhe sikur në kohën e tij të mos kishte pasur parregullsi, situata do të ishte si në kohën e Umerit-një nga periudhat më të shkëlqyeshme në histori, për sa i përket drejtësisë, bamirësisë dhe të mirave për Islamin, si dhe mëshirë për njerëzimin. Ai e mori pushtetin në kohën kur sundonin shpatat, e zemrat ishin të ndryshueshme; kur metodat e ndryshme të armiqve të Allahut i dhanë fuqi të


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.