Dituria islame 250

Page 21

Oaza e sahabeve 250 DITURIA ISLAME MAJ 2011

21

Shteti islam gjatë kohës së Aliut r.a. Dr. Fahrush Rexhepi

Allahu ju ka ruajtur Ehli Bejtin (Familjen e Pejgamberit) dhe e ka ruajtur Pejgamberin tuaj në mesin tuaj. Allahu e ruajtë. Es-selamu alejkum ve rahmetullah!

K

ur erdhi në pushtet, Aliu r.a. e pa të arsyeshme se vendi ka nevojë për kthimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Në fjalimin e parë që mbajti , ai, ndër të tjera, tha: “Allahu ka zbritur librin urdhërues që qartëson të mirën nga e keqja, prandaj të mirën merreni e të keqen largojeni”. Po kështu Allahu e ka bërë të ndaluar (të shenjtë) atë tokë që dihet, si dhe gjithçka që për myslimanin është e tillë. Shenjtëria e myslimanit është mbi çdo shenjtëri (paprekshmëri). Të drejtat e tyre i kërkon me rigorozitet. Mysliman i vërtetë është ai, nga e keqja e gojës dhe e duarve të të cilit, të tjerët janë të siguruar, përveç nëse ka arsye. Askujt nuk i takon ta bezdisë tjetrin, prandaj kujdesuni për çështjen e përbashkët si dhe për atë personale para vdekjes. Njerëzit i keni përpara, kurse ora (çasti) ju rri afër. Jeta e përtejme e pret secilin, prandaj kini frikë Allahun , pasi do të pyeteni për gjithçka. Bindjuni Allahut e mos bëni mëkat. Kur të shihni mirësi, merreni atë, e kur të shihni diçka të keqe, lutuni dhe “kujtoni kur ju ishit të paktë dhe të dobët në tokë” . Aliu r.a., pas zgjedhjes halif i myslimanëve, shpejtoi t`i shkarkonte mëkëmbësit që i kishte caktuar Uthmani e të cilët qenë nxitës të trazirave si dhe shkak që njerëzit të revoltoheshin ndaj tij. Aliu r.a. e filloi udhëheqjen e tij duke i kthyer disa pjesë tokash të cilat Uthmani ua kishte dhuruar të afërmëve të tij në pronësitë e depos së furnizimeve si dhe vazhdoi ndarjen e ndihmave për të moshuarat e të pamundurat, një punë që e kishte filluar më parë Uthmani r.a..Veprimi i nxituar i Aliut r.a. shkaktoi urrejtjen e atyre mëkëmbësve që u

pasuruan gjatë kohës së Uthmanit. Ndërkohë, Muaviu, i mbështetur nga banorët e Shamit, refuzoi të pranonte shkarkimin dhe për më tepër ai formoi një krah të fortë për t`i dalë kundër, ndërkohë që i kërkoi Aliut të hakmerrej për vrasjen e Uthmanit, duke i ndjekur vrasësit derisa të ekzekutoheshin një nga një. Aliu r.a. mendoi dhe vendosi që më parë t`i bindeshin e pastaj të vinte i afërmi i Uthmanit e t`i kërkonte gjakmarrje sipas asaj që parasheh ligji, pasi, sipas tij, gjakmarrja pa kërkesë dhe pa argument binte ndesh me Librin e Allahut. Caktimi i mëkëmbësve nga Aliu Aliu r.a. mëkëmbës në Jemen caktoi Abdullah ibn Abasin, në Kufë Umare ibn Shejbanin, në Basra Semure ibn Xhundub, në Egjipt Kajs ibn Sad ibn Ubade, në Sham Sehl ibn Hanif - në vend të Muaviut. Sehl ibn Hanif ishte nisur për Sham dhe, kur kishte arritur në Tebuk, i patën dalë përpara kalorësit e Muaviut dhe e kishin pyetur: “Kush je ti?” Mëkëmbës,- tha ai. Për çfarë?- e pyetën përsëri. Për Shamin!- u tha ai. Nëse të ka caktuar Uthmani, mirë se të vish, e nëse (je caktuar) prej tjetërkujt, kthehu nga ke ardhur, - i thanë. Ky i pyeti: A nuk keni dgjuar për atë që ka ndodhur? Po, si jo,- i thanë ata”. Dhe kështu u kthye tek Aliu r.a.. Për sa i përket Kajs ibn Sadit, mëkëmbësit të Egjiptit, edhe kundër tij pati kundërshtime, mirëpo shumica e pranuan, po një pjesë e vogël e refuzuan derisa të hakmerrej për Uthmanin. Njësoj ndodhi edhe me Semure ibn Xhundubin në Basra. Edhe mëkëmbësi i Kufës, Umare ibn Shejbani, u pengua nga Talha ibn Muvejlid, për

Mysliman i vërtetë është ai, nga e keqja e gojës dhe e duarve të të cilit, të tjerët janë të siguruar, përveç nëse ka arsye. Askujt nuk i takon ta bezdisë tjetrin, prandaj kujdesuni për çështjen e përbashkët si dhe për atë personale para vdekjes. Hz. Ali r.a.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.