Dituria islame 250

Page 12

12

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Tefsir

para: Për t’i forcuar ata që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira. E dyta: Nëse vazhdojnë (të qëndrojnë) në mosbesim, ndëshkimi ndaj tyre të jetë edhe më i merituar, dhe e treta: Që të marrin mësim4. Ka përdorur në këtë ajet shprehjen “të keqen” në vend “ndëshkimin”, për shkak se ai është i dëmshëm dhe i dhembshëm për atë që e godet5. Kriteret hyjnore mbi pranimin e lutjeve Krijuesi ka vendosur kritere mëshire me rastin e pranimit të lutjeve, ngase nuk pranon lutjen që bëhet për keq, e njeriu mendon se po lutet për mirë. Fuqiploti e ka sqaruar këtë fakt kur thotë: “Por mund të urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju, e mund të doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju...”.(ElBekare, 216). Kështu, o njeri, njohuritë e tua nuk paraqesin fundin e dijes dhe njohurive mbi të mirën dhe të keqen, prandaj ia lërë Atij që di gjithçka në mënyrë absolute dhe dallon qartazi në mes të së mirës dhe së keqes. Njeriu nganjëherë për një gjë mendon se është e mirë dhe më pastaj del e kundërta dhe anasjelltas, dhe kjo e tëra me urtësinë dhe mëshirën e Allahut xh.sh.. Lutjen për keq e bënë pabesimtarët e Mekës, të cilët kërkuan shpejtimin e dënimit ndaj tyre, por, kur Krijuesi sqaron një çështje, kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë rast, por përfshin zgjidhjen e çështjes në fjalë deri në Kiamet, ngase një dukuri e tillë ekziston tek pabesimtarët në vazhdimësi. I tillë është edhe rasti i mospranimit të lutjeve dhe kërkesave të pabesimtarëve që i bënin në kohën e zbritjes së Kuranit, dhe të tillë janë pabesimtarët e të gjitha kohëve. I Madhërishmi nuk i pranon lutjet për keq (mallkimet) të atyre që i bëjnë nga mllefi dhe shqetësimi, si: për familjen, fëmijët, pasurinë etj,, po kjo kurrsesi nuk duhet të ndodhë tek myslimanët, ngase mallkimi i tillë është i ndaluar në Islam, ashtu siç është konfirmuar në një thënie të Muhamedit a.s.: “Mos u lutni kundër vetvetes, mos mallkoni pasurinë tuaj e as mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, se ndodh që të qëlloni orën kur Allahu i pranon lutjet, e ato të pranohen”.6 Ata që nuk besojnë ringjalljen janë në humbje të sigurt Pabesimtarët arabë të kohës së zbritjes së Kur’anit, sfidonin Muhamedin a.s. me tallje për shpejtim të ndëshkimit ndaj tyre: “Ata (jobesimtarët) thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën”. (Junus, 48). Allahu xh.sh. nuk pranoi kërkesën e tyre, sepse Ai di të ardhmen e tyre - që do të hynin në Islam dhe kjo ndodhi me çlirimin e Mekës. Ndërsa në kuptimin e përgjithshëm të pjesës vijuese të ajetit, u tërheq vërejtjen se ç’mund t’u ndodhë pas kohës së afatizuar që u dha Krijuesi, ngase ata që nuk besojnë në ringjallje, do të mbesin në humbje të thellë deri në një afat të caktuar (deri në vdekje).7

Allahu i Madhërishëm mëshiroi pabesimtarët e kohës së zbritjes së Kuranit, duke dërguar Muhamedin a.s. dhe Ai deshi që ta udhëzonte popullin e tij, edhe pse shumë prej tyre i dënoi në këtë botë, për t’u dhënë mësim të tjerëve, ashtu siç e përshkruan Ai: “Luftoni kundër tyre, që Allahu t’i dënojë ata me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju ndihmojë juve kundër tyre”. (Et-Tevbe, 14) Pabesimtarët nuk i dënon Allahu xh.sh. me dënim masiv, ashtu siç i ndëshkoi popujt më përpara, por i lë ashtu të humbur të bredhin në humbje verbërisht, prandaj thotë: ”megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë (që nuk janë të bindur në ringjallje), Ne i lëmë të bredhin të verbër në humbjen e tyre”. Pjesëza në origjinal “fe”, që gjendet në fillim të kësaj pjese të ajetit, nënkupton kushtëzimin që mendohet: “derisa nuk pranova lutjet tuaja për shpejtim të ndëshkimit në këtë botë, atëherë do t’ju lë të bridhni të humbur përgjithmonë dhe larg për ta besuar të vërtetën dhe ringjalljen”. Në këtë kuadër është përdorur edhe përemri lidhor “elledhine – të cilët”, i cili dëfton se shkak i lënies së tyre në humbje të vazhdueshme është se ata nuk mund të pranojnë dhe as të imagjinojnë ringjalljen dhe dhënien e llogarisë para Krijuesit.8 Po t’u përgjigjej Zoti xh.sh. lutjeve të tyre për shpejtim të ndëshkimit, duke ditur se të tillët janë të zhytur thellë në mëkate dhe krime, do t’i shkatërronte në tërësi, siç thotë Ai: “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar...”. (Fatir, 45). Në këtë kuadër hyjnë edhe lutjet (mallkimet) e njerëzve kundër vetvetes apo kundër njëri-tjetrit në raste dëshpërimi dhe hidhërimi. Kjo nënkupton se të gjitha lutjet e pabesimtarëve bien ndesh me ligjin e Allahut dhe janë në humbje, por Ai nuk u përgjigjet me shpejtim të ndëshkimit, për shkak të butësisë dhe mëshirës ndaj tyre në këtë botë.9 Allahu xh.sh. i lë pabesimtarët në humbje sistematike, që t’u shtohen atyre mëkatet, që të përjetojnë ndalimin e armiqësisë ndaj Islamit dhe t’i ulin kokat e tyre, ngase myslimanët u japin përgjigje atyre në vazhdimësi, dhe pabesimtarët e kuptojnë të dëshpëruar se kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të fitojnë dhe të mposhtin Islamin, dhe në çdo situatë triumfon ligji hyjnor, ashtu siç ndodhi me Muhamedin a.s. përgjatë jetës tij.10 (1) Zehretut -Tefasir, Muhamed Ebu Zehra, f. 3525.1987, Egjipt. (2) Tefsiri i Sharaviut, Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, vëll. i 9. f. 5765. Kajro (3)Muhamed Mahmud Hixhazi, Tefsir el-Vadih , vëll.2 f. 45, bot. 10, 1992, Egjipt. Ndërsa ajeti nga surja Er- Ra’d, 6 (4)Muhamed Ebu Zehra, Ibid. f. 3526 (5) Tefsir El-Fahru Er-Razi, Mefatihul-Gajb, vëll.17, f. 51, botimi 1. 1981, Darul- fikr, Bejrut (6) Tefsir El-Kuran El-Adhim, Ibn Kethir, vëll.2, f. 417, 1981, Kajro. Ndërsa hadithi është në Sahihun e Muslimit (3009). (7) Sejjid Kutub, Fi Dhilalil Kuran, vëll.3, f. 1768, 1996, Bejrut. (8) Muhamed Ebu Zehra, Ibid, f. 3527 (9) Ahmed Mustafa El-Meragi, Tefsir El-Meragi, f. 74, 1946 bot.1, Kajro


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.