Dituria islame nr 227

Page 26

Ahlak

Vlera e punës në fenë islame Prof. Dr. Ahmed Umer Hashim

I

slami është fe e punës; këtë e vërtetojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit a.s.. I Lartësuari thotë: Ai është që tokën jua bëri juve të përshtatshme, prandaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja . (Suretu El-Mulk, 15). Syneti i Muhamedit a.s. sqaron se, ajo që fiton myslimani me dorën e tij, llogaritet puna më e ndershme që mund të bëjë. Imam Buhariu transmeton nga Mikdadi, se Pejgamberi a.s. ka thënë: Nuk ka ngrënë askush ushqim më të mirë, sesa ai që ushqehet nga puna e duarve të tij, si dhe pejgamberi i Allahut, Davudi a.s. kishte ngrënë nga puna e duarve të tij .

Puna ëshë krenari islame Prandaj, Islami i mbikëqyr pasuesit e tij me dinjitetin njerëzor, i udhëzon ata për krenari islame dhe ngritje me përparim e zhvillim të vazhdueshëm. Puna që bën myslimani, pa marrë parasysh se çfarë është, e madhe apo e vogël, - është më e mirë tek Allahu xh.sh. sesa të kërkohet lëmoshë nga njerëzit. Imam Buhariu transmeton nga Abdullah ibn Zubejri, se Pejgamberi a.s. ka thënë: Po qe se ndonjëri prej jush e merr litarin e tij dhe shkon në mal, e pastaj kthehet i ngarkuar me dru mbi shpinën e tij, mandej e shet atë, Allahu xh. sh. fytyrën e atij myslimani do t ia mbrojë me vet punën e tij. (E kjo punë e ndershme) është më e mirë sesa të kërkojë lëmoshë prej njerëzve, nëse ata i japin apo e refuzojnë . Përderisa u bë e qartë se puna ka këtë vlerë kaq të madhe, Allahu xh.sh. sqaroi kushtin e vërtetësisë së punës dhe qëllimit të tij. Kushti i vërtetësisë së punës është kryerja e obligimeve fetare, në mënyrë që puna që bën myslimani, të mos jetë në kundërshtim me to. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, kështu që të gjeni shpëtim . (Suretu El-xhumua, ajeti 10). Orvatja e myslimanit duhet të jetë për Allahun xh.sh., ngase Atij I takon i tërë 28

nderi e respekti. Të mos jetë puna pengesë e përmendjes së Allahut xh.sh., po përkundrazi (Urdhrat e Tij) duhet të shoqërohen me përkushtimin më të madh, duke I përmendur Atë dhe duke pasur drojën e Tij. Kur puna bie në kundërshtim me ndonjë obligim fetar, atëherë besimtari duhet t i përkushtohet atij obligimi, dhe kurrsesi ta lërë atë e të jepet pas tregtisë, sepse ajo që është tek Allahu, është më e mirë. Me një rast Pejgamberi a.s. ishte duke ligjëruar në hytbe ditën e xhuma, kur papritmas erdhi një karvan tregtarësh nga Shami, të cilin e drejtonte Dihjetu ibn Halife El Kelbi. Në atë kohë, varfëria kishte prekur shumicën e popullit të Medinës. Në këtë karvan kishte edhe artikuj ushqimorë, për të cilët populli kishte nevojë të madhe, prandaj, me arritjen e karvanit, filloi të binte tupani si shenjë lajmërimi. Pikërisht në kohën kur Pejgamberi a.s. ligjëronte në hutbe, disa njerëz, duke e lënë Pejgamberin a.s. në këmbë, dolën me shpejtësi, e Pejgamberi a.s. atyre që mbetën në xhami, u tha: Po t ju bashkoheshit edhe ju atyre e të mos mbetej askush prej jush në xhami, atëherë lugina (i tërë qyteti) ishte përfshirë nga zjarri. Allahu xh. sh. e urdhëroi të dërguarin e Tij, që ata myslimanë, të cilët e braktisën atë, t i edukoj dhe t i qortoj, pasi u kthyen në xhami: Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyjnë atje, kurse ty të lënë në

këmbë. Thuaju: Ajo që është tek Allllahu, është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë! . (Suretul xhumua, ajeti 11). Kur feja islame nxiti për punën dhe kur punëtorëve u dha një vend të merituar, - punën e vendosur në kuadër të mburojës nga çdo nivel i ulët që mund të çrregulloj rendin shoqëror. Pra, puna mbrohet me ligjin shtetëtor, në mënyrë që të garantohet suksesi i punëtorëve. Feja islame rrethin e punës e ka zgjeruar, duke përfshirë edhe dobitë e çdo njeriu që punon aq sa mundet, për përmirësimin e jetës së tij dhe të shoqërisë islame. Në një hadith që e shënon Imam Muslimi në Sahihun e tij, transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: Nuk ka mysliman që mbjell një fidan dhe ha dikush prej tij, qoftë edhe nëse vjedh dikush, për mbjellësin është sadaka . Njeriu që punon, përfiton për vete, po edhe për të tjerët. Ebu Musa transmeton hadithin, që e kanë shënuar Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi a.s. ka thënë: Çdo mysliman duhet të japë sadaka. Dikush nga të pranishmit i tha: E çka mendon, nëse nuk ka? Punon me duart e tij, ngase prej asaj pune ka dobi për vete, pastaj edhe jep sadaka, - u përgjigj Pejgamberi a.s.. Po nëse nuk gjen punë? pyeti. Le t i ndihmojë atij që ka nevojë, - ia ktheu. Po nëse nuk mundet? Le të urdhërojë për të mirë, - iu përgjigj. Po nëse nuk e bën atë? - Le ta ndalojë veten dituria islame / 227


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.