Dituria islame nr 227

Page 22

Fikh

Aborti nën prizmin fetar Hatixhe Ahmedi Çka nënkupton aborti? Aborti nënkupton eliminimin e embrionit nga mitra e nënës, më thjesht të copëtuarit dhe mbytja e tij me anë të mjeteve apo pirjes së gjërave të ndryshme, ose rënia e tij nga lëndimi. Me fjalën embrion nënkuptojmë fillimin e zhvillimit të foshnjës nga sperma e mashkullit dhe vezoret e femrës, që vendoset nga dita e parë në mitrën e nënës. Dikur aborti zhvillohej në mënyra të ndryshme, duke përdorur mjete dhe ilaçe kurse sot realizohet me mjete mjekësore, me anë të operacioneve që shkaktojnë copëtimin dhe shkatërrimin e embrionit.

Koha kur filloi të diskutohej aborti Në Kuranin famëlartë dhe në Hadithet e shenjta nuk mund të themi se kemi ndonjë ajet dhe hadith që flet kryekëput për këtë temë, ose më thjesht, aborti nuk është cekur drejtpërsëdrejti, ose çfarë dënimi ka ajo që vret me dëshirën e vet embrionin e sapokrijuar në mitrën e saj. Nëpër librat e Fikhut kjo temë shqyrtohet duke filluar nga fundi i shekullit të parë hixhri, së pari zë vend në kapitujt e së drejtës së ndëshkimit, ku bëhet fjalë për mbytjen me qëllim apo pa qëllim të embrionit. Pastaj kjo temë u shtjellua nga katër imamët muxhtehidë, që dhanë mendimin e tyre me anën e ixhtihadit pas shekullit të katërt hixhri, duke diskutuar se deri kur dhe për cilat arsye lejohet heqja e embrionit nga mitra e nënës, ose më saktësisht deri në ç kohë është i lejuar (xhaiz) aborti. Kjo temë u shtjellua nga të katër imamët e medhhebve, për se secili nga prej tyre dha mendimin e vet, që do ta shpjegojmë më detalisht në vijim. Në Kuranin famëlartë ndalesën e abortit mund ta nxjerrim në shprehjen univarsale p.sh. ve dul- benat , ku bëhet fjalë për varrosjen e vajzave të gjalla , duke i mbytur ato. Dijetarët kanë përfunduar se këto fjalë, edhe pse nuk flasin krykëput për mbytjen e embrionit po në mënyrë universale, kuptohet se ka të bëjë me këtë temë. Gjithashtu kjo temë në veçanti saktësohet në ajetet që flasin 24

Dhe mos mbytni njeriun që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit) (Isra, 33). për mbytjen e padrejtë të njerëzve e që (është e ndaluar) , e në këto ajete përfshihet edhe mbytja e embrionit. 1. Në suren El-En am, ajeti 98, Allahu thotë: Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne i sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë. Në këtë ajet Allahu thotë se njerëzit i ka krijuar nga një njeri. Se njeriu një kohë qëndron në mitrën e nënës, na tregon edhe ajeti 151 po në këtë sure, ku thuhet: të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë mos e mbytni njeriun, sepse mbytjen e tij e ndaloi All-

llahu, përpos kur është me vend . Pra, ndalohet rreptësisht mbytja e njerëzve (nefs) dhe e fëmijëve (evlad). Embrioni gjithashtu hyn në radhën e njerëzve nefs , krijesë që ka shpirt e në këtë rast bëhet fjalë për fëmijën (veledevlad) që kryekëput hyn në këtë kontekst. 2. Në suren Mumtehine, Allahu thotë: O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën

dituria islame / 227


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.