Koha Ditore

Page 99

caqeve në Serbi dhe Kosovë, por renditeshin edhe emrat e personaliteteve prominente kosovare që likuidonte regjimi i Milosheviqit, si Fehmi Agani dhe Bajram Kelmendi. Për fat, disa emra që në NATO-ja ishin përmendur si të vrarë dolën të jenë të pasaktë. Punonim në kushte jo të lehta, por kush mund të merrte të drejtë morale të ankohej, duke ditur se çfarë ndodhte në Kosovë. Ishte koha kur “Koha Ditore” ishte e njohur edhe për Bill Clintonin e Tony Blairin. Kur intervistonim dhe u bënim pyetje direkte liderëve kryesorë të botës. Për t’u bindur në transparencën e NATO-s gjenerali, Wesley Clark, na kishte siguruar të fluturonim mbi zonat e luftës në AWACS, për të parë se si zbulohen pozicionet e mbrojtjes kundërajrore të armikut dhe si shkatërroheshin ato. Erdhi edhe koha e hyrjes në Kosovë me trupat e NATO-s me 12 qershor 1999. Nga qendra e Shkupit e deri në Kaçanik rrugët ishin përplot me njerëz, që përshëndesnin çlirimin. Në veturën e “Kohës Ditore”, pa rrotë rezervë, kisha disa kolegë nga Spanja dhe rreth 200 numra të “Kohës Ditore” të shtypura në Maqedoni. Kështu në mënyrë simbolike donim ta kthenim edhe “Kohën Ditore” në Kosovë, sepse edhe ajo ishte refugjate, sikur shumica e kosovarëve. Ishte hyrje emocionale pas 9 vjetësh në Kosovë, madje me kolonën e ushtarëve elitë britanikë nga Nepali të njohur në botë me nofkën “Gurka”. Filloi një histori e re

për Kosovën, edhe për ne, edhe për “Kohën Ditore”. Sfida të reja. Me kolegen Tina Kraja intervistuam gjeneralin e parë që udhëhoqi ushtrinë e NATO-s në Kosovë, Michael Jacksonin e famshëm. Intervistova pastaj të ndjerin, Sergio Vieira De Mello, të dërguarin e parë të OKB-së në Kosovë që kishte për detyrë vendosjen e administratës ndërkombëtare. Për fat të mirë, krahas ardhjes së mijëra ushtarëve dhe civilëve ndërkombëtarë në Kosovë, ktheheshin edhe qindra e mijëra refugjatë Kosovarë. Intervistova edhe gjeneralin Clark, në helikopterin e tij duke fluturuar mbi Kosovë, dy ditë para se me mall të largohej nga posti i komandantit të NATO-s. Kosova ishte edhe lufta e tij. Situata u ndryshua, por adrenalina për të punuar për kohën nuk ra. Koha e krijimit të shtetit të Kosovës ishte pak e gjatë. Në dhjetëvjetorin e “Kohës Ditore” duhet kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan, qoftë kohën e lirë, qoftë nervat apo energjinë, mbi të gjithë ata që pësuan edhe me jetë. Duhet çmuar gjithmonë profesionalizimin dhe guximin e kolegëve që punuan në Kosovë, sepse mbi supet e tyre ishte gjithmonë pesha më e rëndë. Dhjetë vjet me “Kohën Ditore” ishin të paharrueshme dhe të pazëvendësueshme. Edhe sot është kënaqësi dhe mburrje kur në Bruksel, por edhe qendra të tjera përmendet “Koha Ditore”. Kredibiliteti nuk u krijua lehtë, por nuk do të jetë lehtë as të mbahet. Rrugë tjetër nuk ka. Koha do të ecë dhe duhet ecur me kohën, sepse ajo nuk pret. 99


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.