Koha Ditore

Page 120

arritur edhe deri në 80 mijë DEM. Po në këtë vit gazeta kishte nxjerrë në pah edhe hajnin e parë ndërkombëtar në Kosovë. “Joe Trutschler go home”. Ky titull gjithsesi se ka mbetur në mendjen e çdo lexuesi të rregullt të gazetës nga mesi i gushtit 2001. Gazeta nëpërmjet Astrit Gashit, kishte mbledhur të dhënat për të bëmat dhe jo të bëmat e menaxhmentit të atëhershëm të KEK-ut, në krye të të cilit ishte gjermani Trutschler. Ky i fundit disa muaj më vonë do të kapej si fajtor i përvetësimit të 4,5 milionë eurove të KEK-ut. Në fakt ai do të vetëdorëzohej dhe për këtë do të merrte në një gjykatë të Bochumit në Gjermani, dënimin prej tre vjet ë gjysmë, ndërsa do t’i konfiskoheshin paratë që i kishte dërguar në një bankë në Gjibraltar. Gazetari Astrit Gashi për disa vite do të përcillte me shkrimet e tij punën dhe mospunën e menaxherëve të KEK-ut. Në janar të po këtij viti ai kishte zbardhur mospunën e bërë nga Konsorciumi National Power – Alstom në riparimin e përgjithshëm të Bllokut të dytë të TC “Kosova B”, ndonëse për këtë punë ishin shpenzuar hiç më pak se 80 milionë marka gjermane. Këto keqpërdorime ishin bërë me dijen e Agjencisë Evropiane për Rindërtim, e cila e kishte shpallur tenderin ndërkombëtar për riparim të përgjithshëm të këtij blloku, ndërsa për realizimin e punëve kishte siguruar donacionin nga BE-ja. Krejt kjo kishte ndodhur në periudhën gusht-dhjetor 2000. Shenjat e para të punës së papërfunduar konform kontratës, ishin vërejtur qysh në dhjetor kur kryeadministratori i atëhershëm, Bernard Kouchner, kishte shtypur sustën që në mënyrë simbolike të hynte në prodhim ky bllok. Aty gazeta kishte mësuar se i njëjti bllok kishte dalë nga sistemi hiç më vonë se 13 orë pas inaugurimit me dolli. Më vonë gazetari do të mësonte se riparimi ishte bërë vetëm pjesërisht, dhe se paratë i kishte hëngër “kuta”. Në vitin 2001 gazeta ka shkruar gjerësisht edhe për naftësjellësit nga Mali i Zi duke zbuluar gypat në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në shkrimin ekskluziv të gazetarëve Fatmire Tërdevci e Ibrahim Kelmendi ishte vënë në pah se pesëmbëdhjetë gypa 30-milimetërshe me gjatësi prej rreth gjashtështatë kilometrash bartnin derivate të naftës nga njëra anë e kufirit në tjetrin. Nga autobotet në Mal 120


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.