Koha Ditore

Page 119

dëshmitarët dhe familjarët e viktimave të këtyre krimeve, ndërsa mbulimi i tërë procesit kishte zënë fill qysh në prill kur Milosheviqit i ishin vënë prangat në Serbi, dhe kjo jo për gjenocid e për krime kundër njerëzimit, por në bazë të akuzave për vjedhje dhe keqpërdorim të parasë publike në RFJ. Gazeta duke pasur korrespondentin e saj në New York, ka pasur ekskluzivitetin sa i përket reagimit të Qeverisë amerikane rreth këtij arrestimi. SHBA-ja në ato ditë kërkonte ekstradimin e kryetarit të RFJ-së në Hagë, ndërsa këtë e kushtëzonte me ndihmat ekonomike për Jugosllavinë. Milosheviqi u dërgua në Hagë, Serbia i mori hiç më pak se një miliard dollarë, ndërsa gazeta ka vazhduar shpalosjen e krimeve të tij, duke kontaktuar edhe shumë nga viktimat të tij për të marrë mendimet e tyre lidhur me këtë arrestim. Virtyt Gacaferri do të sillte në periudhën mes arrestimit dhe ekstradimit të Milosheviqit në Hagë, rrëfimet rreth zhvarrosjes së kufomave të shqiptarëve në varrezat masive në Serbi, në Batajnicë e Petrovo Selo. Ai ishte mësyrë drejt Beogradit, me t’u zbardhur të dhënat se ishin zbuluar varrezat e para masive të shqiptarëve. Nëpërmjet shkrimeve të tij, ai solli atëbotë realitetin e Serbisë, sipas të cilit nuk ishin krimet e kryera në Kosovë ato që kishin bezdisur serbët e Serbisë, kur ishin zbuluar këto varreza, por ishte fakti se ato varreza ishin hapur e mbyllur pranë shtëpive të tyre, pa hetuar ata gjë. Gacaferri pati zhvilluar edhe një bisedë me ministrin serb të Policisë, Dushan Mihajloviq, i cili u pati zotuar aty se do të bënte çmos që të zbardhej fati i të gjitha viktimave të varrosura nëpër Serbi. Gazeta më pas ka nxjerrë nga një shtojcë të posaçme edhe në rastin e arrestimit, edhe në ditën e ekstradimit, si edhe ditën kur filloi gjykimi i kasapit.

Kohët e reketit, hajnive, shpërdorimit dhe kontrabandës… Vitin 2001 Lindita Camaj e kishte quajtur “Viti i reketit në kryeqytet”. Ajo edhe kishte sjellë shumë dëshmi se ky vit ishte vërtet vit reketimi, kur bëhej fjalë për problemet e mëdha me pronën private të uzurpuar në periudhën e pasluftës. Kjo periudhë kishte sjellë më vete një lëvizje të madhe të popullatës kosovare. Shpërngulja e banorëve serbë nga

Kosova dhe përqendrimi i popullatës shqiptare nëpër qendrat urbane, janë dy dukuritë që e kanë karakterizuar këtë lëvizje. Mijëra banesa të serbëve të larguar ishin uzurpuar nga ardhacakët, ndërsa këta të fundit imponoheshin gjithnjë e më shpesh si persona me të drejtë hiseje apo edhe si pronarë legjitimë. Dikush, sidomos nga radhët e serbëve, që donte të shiste pronën e tij, duhej të merrej vesh për shumën që duhej dhënë uzurpatorit për ta liruar banesën për blerësin. Në raste të tjera, vetë blerësi duhej të merrej vesh me uzurpatorin për shumën që duhej paguar atij, për t’ia liruar banesën që e kishte blerë nga pronari legjitim. Kjo gazetare, në rrëfimin e saj kishte sjellë para lexuesve shumë përvoja të këtyre blerjeve të dyfishta, bashkë me të dhënat për çmimet e paguara. Shumat që u kanë paguar blerësit uzurpatorëve atëbotë kanë 119


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.