Raporti Vjetor 2009

Page 72

71

Ngjarjet që kanë shënuar vitin 2009 JANAR KOSTT dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë me 30 janar nënshkruan Marrëveshjen për implementimin e projektit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë - Shqipëri. Projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV më gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Interkoneksionit ndërmjet KOSTT Kosovë dhe OST Shqipëri.

SHKURT Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë, me 27 shkurt realizuan një vizitë zyrtare në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Malit të Zi (PRENOS Crna Gora) në Podgoricë. Në këtë takim të bashkëpunimit teknik, kompanitë simotra diskutuan për disa çështje teknike me interes të dyanshëm si dy sisteme fqinje, si dhe u dakorduan për themelimin e grupeve punuese për çështjet teknike të diskutuara. Ndërkaq në fillim të dhjetorit delegacioni nga Mali i Zi vizitoi KOSTT-in dhe me këtë rast u diskutua rreth mundësive të avancimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy operatorëve.

27 shkurt

MARS KOSTT sh.a, para palëve të interesit të sektorit të energjisë më 12 mars prezantoi planet për zhvillimin afatmesëm të kapaciteteve të transmisionit të Republikës së Kosovës. Në bazë të planit zhvillimor afatmesëm të KOSTT, me implementimin e projekteve të planifikuara dhe përfundimit të atyre në implementim, parashikohet rritje e dukshme e kapaciteteve bartëse.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.