Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 78

4. Teoria e Gjyqtarit:Në këtë teori, auditi vështrohet si një arbitër a gjyqtar në procesin e shpërndarjes dhe kategorizimit financiar. Në këtë prizëm, vendimi i auditit dhe procesi vendimmarrës nuk janë të arritshëm për publikun. Doktrina e paraprirjes dhe pajtueshmërisë nuk garantohen gjatë auditimit, sepse aty mbështillen sisteme të ndryshme të shpërblimeve, ndaj kjo rrymë nuk gjendet e mbështetur. 5. Teoria e Besimit të frymëzuar: Si teori kjo është zhvilluar pas vitit 1920 nga profesori holandez Theodore Limperg. Teoria Limperg adresohej në dy tregues: kërkesën (nevoja) dhe ofertën për shërbimet auditive. Esenca e kësaj teorie është se: kërkesa për shërbimet e auditimit është rrjedhim direkt i aksionerëve zotërues të aksioneve që janë jashtë kompanisë (pjesëmarrës ë jashtëm në kuotat e principalit). Këto aksionerë kanë vazhdimisht kërkesa ndaj menaxhimit mbi përgjegjshmërinë dhe rregullaritetin, për kthimin e shpejtë të kontributeve që ato kanë investuar në kompani. Ky informacion mund të jetë i anshëm, ndaj kështu lind divergjenca e mundshme midis menaxhimit dhe aksionarëve të jashtëm. Ndaj, një auditim i paanshëm bëhet i domosdoshëm, i frymëzuar mbi bazat e besimit të palëve. Në këto rrethana Limperg adoptoi termin “avitje normative”. 6. Teoria e Agjencisë:Kjo teori analizon marrëdhëniet midis dy palëve: investitorëve dhe menaxherëve. Agjentët (menaxherët) marrin përsipër kryerjen me përpikëri dhe bindje të detyrave të ngarkuara për kapitalin (investitorët) dhe këto të fundit marrin shpërblimin nga agjentët. Sipas teorisë së agjencisë, roli i auditëve është të supervizojnë marrëdhëniet midis menaxherëve dhe pronarëve të kapitalit (zotëruesve).Një zbrazëti dhe çarje shkaktohet nëse këto pozicione nuk janë përshkruar me saktësi që në fillim të procesit. Përgjegjësitë e secilës pjese duhen mirë-përcaktuar në rregulla. Teoria e agjencisë demonstron atë që, kontabiliteti dhe auditimi , jo vetëm ndihmojnë në kthimin në masë të shumëzuar të të ardhurave nga investimi i kapitalit, por edhe luajnë një rol minimizues të informacioneve të gabuara, parregullsive dhe mashtrimeve. Elementet e teorisë së auditimit janë :

1. Objektivat e Auditimit, 2. Standardet e Auditimit, 3. Postulatet e Auditimit, 4. Konceptet e Auditimit, 5. Supozimet e Auditimit 6. Parimet e Kodit të Auditimit.

77


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.