Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 49

 9. Komiteti i Sponsorizimit të Organizatave,COSO publikoi në shtator 1992, 4 vëllimet e raportit të titulluar “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”, ndërsa në vitin 1994 ato u ripublikuan krahas disa amendamenteve të shkurtra plotësuese. Ky raport ishte një standard pasi kompanitë në SHBA do të matnin dhe vlerësonin performancën e tyre në ballafaqim me Aktin e Praktikave të Huaja Korruptive.  10. Në vitin 1994 Komisioni Treadway nëpërmjet COSO-s lëshoi një raport mbi shfrytëzimin e deklarimeve mbi kontrollin e brendshëm si kuadër i integruar dhe ngjalli diskutimet mbi aplikimet e kontrolleve të brendshme. Që nga ajo kohë diskutimet mbi kontrollin e brendshëm janë prezantuar nga publikimet e COSO-s. Qeveritë federale, Shteti i Uashingtonit dhe industria private kanë adoptuar këto politika dhe procedura prej monografisë “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”. Shteti i Uashingtonit, versionin e deklarimeve të “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”, e ka përfshirë këtë pamflet si Kapitulli 20 të Manualit mbi Administrimin dhe Buxhetin Shtetëror”.  11. Për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme, në vitin 2006, COSO publikoi raportin “Kontrolli i brendshëm përtej raportimeve financiareGuidë për kompanitë e vogla publike”. Kjo u shoqërua me “Udhëzimin për monitorimin e sistemit të kontrollit”, në janar 2009.

-Kontrolli i brendshëm në praktikën e një entiteti. Rasti studimor: Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Tiranë.

Analizuam sistemin e kontrollit të brendshëm të ISSH-së për vitin 2008 dhe dallojmë se ai përfshin: a) Komponentët margjinalë: 1-Kuadri rregullativ kompozues (themelues), ku përcaktohet ç’është instituti, misioni e objekti, burimet, fondet etj. 2.-Skema e organizimit dhe funksionimit të institutit, organigrama dhe organika e numrit të punonjësve sipas shkallëve dhe njësive periferike (degëve dhe agjencive); rregullorja e brendshme ku specifikohen detyrat funksionale e punët që përballon çdo hallkë dhe ndarja e përgjegjësive për çdo pozicion punësimi; shkallëzimi i kompetencave sipas nivelit hierarkik nga Këshilli Administrativ, Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm, drejtorët e degëve rajonale etj. 3-Legjislacioni operues e ndërveprues:

48


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.