Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 272

i cili ka një fuqi e autoritet të deleguar ekzekutiv, për te marrë vendime rreth çështjeve të menaxhimit të rrezikut.

 Eksperienca e Australisë lidhur me KA mishëron aksiomën “Një komitet auditimi dinamik është i detyruar për çdo subjekt publik”. ANAO (Zyra Kombëtare e Auditit të Australisë) ka publikuar një guidë orientuese “Udhëzues praktik /Komitetet Audit të Sektorit Publik”, me opinionin dhe qëndrimin e kësaj zyre mbi çështjen. Në guidë kanë zënë vend detaje rreth rolit të kryetarit të KA, sekretariati i komitetit, takimet e rregullta të KA, kuorumi dhe axhendat e mbledhjeve, pasqyrimi i minutave të takimit, menaxhimi i konfliktit te interesave te anëtarëve të KA, aksesi mbi stafin dhe mbi informacionin etj. ANAO ka botuar dhe modelin e një karte për KA, me këto panele: Objektivat, autoriteti, roli dhe përgjegjësitë, menaxhimi i riskut, korniza kontrolluese, pajtueshmëria me ligjet, auditimi i brendshëm, auditimi i jashtëm, përgjegjësitë e anëtarëve, raportimi, aranxhimet dhe përmirësimet administrative dhe rishikimi i kartës së komitetit të auditimit. 

Modeli i organizimit të KA në Rumani, është ai i dhënë nga nenet 4 dhe 5 të Ligjit të Auditimit në këtë vend. Sipas këtij akti ngrihen e veprojnë 3 hallka në sistemin e auditimit: 1. Komiteti i Auditimit të Brendshëm, 2. Njësia Qendrore e Harmonizimit të AB Publik, 3. Shërbimet e AB. Sipas pikës 2 të Nenit 5 të ligjit rumun, KA është organ i rëndësishëm, me 11 anëtarë që emërohen nga Ministri i Financave sipas kësaj skeme zgjedhje:Presidenti i dhomës së auditëve financiare në vend, dy profesorë të Universiteteve, 4 ekspertë të shquar për nivele të larta kualifikimi profesional nga kontabilistët publikë dhe nga sistemi i teknologjisë së informacionit, drejtori i përgjithshëm i Njësisë Qendrore të Harmonizimit të AB Publik, 3 ekspertë nga aktivitetet e auditimit dhe sistemet e informacionit. PËRFUNDIME: 1. KA është element i rëndësishëm, çelës në sistemin e mirëqeverisjes së organizatave publike e private. 2. Detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet e KA dhe AB gërshetohen shumë afër dhe në shumë plane e mënyra. 3. Me siguri shprehemi se ndërsa madhësia e problemit të “përgjegjshmërisë së korporatave” rritet, të njëjtin kuptim e domethënie marrin marrëdhëniet e AB dhe KJ. 4. KA mbart një përgjegjësi më të madhe për sigurinë se ingranazhet e korporatës po funksionojnë me qartësi, në vendin e duhur dhe mes mekanizmave ekziston një marrëdhënie kooperuese solide, e mirëndërtuar me AB. 5. Qëndrimi i IIA (nëpërmjet formulimit te pozicionit mbi KA) është një hap drejtë avancimit të kësaj marrëdhënie: të ndihmojë komitetet e auditimit dhe auditimin e brendshëm të punojnë së bashku drejtë qëllimeve të përbashkëta. 271


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.