Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 109

Komisionit Federal të Tregtisë ne vitin 1917, ku insistonte në “auditimin e bilanceve”. Një pamflet i rishikuar për këtë qëllim, pa dritën e botimit në vitin 1929, ndër titullin “Verifikimi i pasqyrave financiare”. 10. Në edicionin e vitit 1930, broshura u titullua “Ekzaminimi i pasqyrave financiare nga kontabilistët e pavarur publikë”. Përdorimi i fjalës “ekzaminim” (auditime mbi bazë testesh për artikujt e përzgjedhur), në vend të fjalës “verifikim”, dëshmoi kthesën rrënjësore që kishte përjetuar teoria dhe praktika e auditimit gjer në këtë kohë. 11. AICPA bashkëpunim me Bursën e Nju Jorkut kurorëzuan përpjekjet për të përmirësuar standartet e raportimit dhe dekretuan Aktin e Sigurisë të vitit 1933 dhe Aktin e ndryshuar të sigurisë në vitin 1934. Sipas këtyra akteve, kompanitë e listuara në bursë, i nënshtroheshin detyrimit të auditimit të pasqyrat financiare vjetore. 12. Era moderne e kuadrit të standarteve të auditimit fillon të fryjë në vitin 1939, kur AICPA krijoi Komitetin e Procedurave të Auditimit, i cili publikoi “Shpalljen për Procedurat e Auditimit”.Viti 1972 shënoi ndryshimin e emërtimit të këtij komiteti, që më vonë u pagëzua me emërtimin Komiteti Ekzekutiv i Standarteve të Auditimit. Komiteti Ekzekutiv i Standarteve kodifikoi gjithë deklarimet e atëhershme mbi procedurat e auditimit dhe 45 rekomandime të lëshuara deri në vitin 1972 u riformuluan prej tij. Më vonë komiteti u transformua në Bordin e Standarteve të Auditimit dhe 45 rekomandimet e riformuluara u përfshinë në Shpalljen mbi Standartin e Auditimit Nr.1 (SAS nr.1). 13. Periudha 1970-1985 u shoqërua me një interesim të lartë të publikut për përgjegjësinë dhe performancën e auditëve. Kongreset e auditëve krijuan komitete speciale që përcaktonin rolet dhe përgjegjësitë e auditëve. U zhvillua më tej teoria dhe u kristalizua konkluzioni se një hendek apo e çarë midis perceptimit publik mbi atë që një audit duhet të bëjë dhe asaj që bën në të vërtetë; kufizimeve të proceseve aktuale si dhe rolit të standarteve ndërkombëtare të auditimit për të ngushtuar e mbyllur këtë hendek. 14. Natyra e auditimit pas viteve ’90-të evoluon e adresohet mbi përgjegjësitë ndaj biznesit, në eventet rregullatore e profesionale, gjë që ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit publik e të besimit. 15. Ne vitet 2000-2002 erozione të dyanshme të besimit dhe sigurisë kërcënuan dhe dëmtuan këtë profesion, kur disa kompani të fuqishme u goditën dhe u ekspozuan para skemave mashtruese (rasti Enron, Parmalat, etj). Doli në skenë dhe u kodifikua teza dhe koncepti mbi “përgjegjshmërinë financiare të korporatave” dhe u lëshua Akti i Sarbana-Oksleit.”Kjo gërryerje e besimit e ky erozion sigurie, nuk është e sistemit të kapitalizmit”- shkruhej në revistën “The CPA Journal”, referuar këtyre situatave (shkurt 2003).Përballja me ekspozimet e risqeve u shoqërua me aksione korrigjuese e përmirësime rregullatore, si psh Akti Gramm-Leach-Bliley, Akti i Shëndoshjes së 16. Sigurimeve (HIPAA), Akti i Uniformizimit të Transaksioneve Elektronike (UETA), etj. Në brendësi këto akte afirmojnë detyrimin për të gjeneruar dhe transmetuar të dhëna të sakta, të bazuara në të dhëna të ruajtura në rrugë elektronike. 108


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.