JK # 51

Page 24

24

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Festival), mbajtur në New York City nga 4-6 Korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunisto-rus. Në këtë manifestim të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar “Rozofati”. Një vit më pas, “Rozafati” u ftua në Boston, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes së aktivistit të vjetër vatran dhe një ndër më të mirënjohurit, i nderuar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë, Anthony Athanas (1911–2005), një përkrahës dhe dashamirë i kishës katolike që prej fillimit. Meshtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre menduan se tashti ishin në gjendje të organizojnë një Festival më vehte. Në këtë drejtim ata patëm inkurajim dhe mbështetje dashamirëse edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”, me të cilët kishin bashkëpunuar që nga viti 1972. U vendos të mbahej Festivali i Parë Shqiptar. Për të mësuar më shumë mbi historinë e jetuar të grupit “Rozafati” deri tek Festivali I-rë, mendova të zhvilloj një bisedë me aktivistin e hershëm të komunitetin tonë, publicistin veteran dhe ish kryetarin e këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”) punëtorin e palodhur të komunitetit shqiptaro–amerikan z. Tonin Mirakaj.

Këtë vit u mbushën 30 vjet nga koha e krijimit të grupit artistiko–kulturor, shumë kuptimplotë, “Rozafati”, të organizuar nga kisha dhe Qendra Katolike në New York, e cila po përkujtohet me një mbrëmje argëtuese. A mund të na përshkruani pak atmosferën e asaj kohe? Ju falënderoj nga zemra, për këtë nismë të rëndësishme, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e rëndësishme historike dhe kulturore të komunitetit të vogël shqiptar asokohe. Ishte pranvera e vitit 1978, kur në New York me inisiativën e Mons. Zef Oroshit dhe Dom Rrok Mirditës (sot Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Argjipeshkëv Metropolitan i Arqipeshkëvisë Metropolitane Tiranë-Durrësi), që filluan krijimin e korit të kishës, me aktivistin Fran Shala dhe një grup të vogël bashkatdhetarësh, që kishin dëshirën e madhe të bëjnë diçka të dobishme për kishën e tyre. Ky grup i vogël qëllimmirë përbëhej nga aktivistët: Fran Shala, Miliana Mirakaj dhe Gjon Junçaj. Filloi shpejt të shtohej dhe me repertorin e pasur të këngëve popullore që interpretonin, sollën një kënaqsi tek besimtarët që frekuentonin meshën të dielave, sa u duk se edhe pjesëmarrja në meshë çdo të diele po shtohej. Nga ana tjetër, meshtarët e palodhur dhe kudogjendur, Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, gjithmonë kërkonin diçka më shumë për të mbajtur të bashkuar komunitetin e vogël shqiptar, ngaqë kishin një vizion për të ardhshmen. Këta largpamës u provuan shumë herë ndër aktivitete që pasuan më vonë në Qendrën Kulturore të kishës katolike shqiptare në New York. Pra, lindi ideja e formimit të një grupi muzikor, me antarët e korit dhe të tjerë, që po afroheshin, duke menduar kësisoj që t’i shërbenin kishës dhe komunitetit ndër gëzime e festa, dasma e kremtime të ndryshme. Në atë kohë, në komunitet ekzistonin dy grupe, të cilët i merrnim ndër darka të kishës. Njeri nga grupet drejtohej nga Ejup Mehmeti dhe tjetrin Isa, të cilit nuk ia

mbaj mend mbiemrin. Asnjëri nga këto grupe nuk mund t’i këndonin hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Për të kënduar hymnet, perdornim tape recorders. Organizatat shqiptare, si Vatra, Albanian Center, Kisha Orthodokse, merrnin në kremtime një orkestër greke me emrin “Michael Papas Orchestra”. Ishte e kjartë se kishte hapësirë dhe nevojë për një grup të ri artistik me kostumet etnike popullore. Si ju lindi idea dhe kush ishin nismëtarët e parë të saj? Të inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe të tjerë, formuan grupin muzikor ROZOFATI, që këtë vit mbushi 30 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloi sëpari ndër darka të kishës, mandej në kremtime të 28 Nëntorit dhe në ndonjë dasëm, dhe raste të tjera gëzimi në komunitetin tonë. Frani dhe Miliana filluan të këndojnë rregullisht hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, si edhe hymnin e Fishtës “Porsi Fleta e Ejllit t’Zotit”. Tashmë nuk kishim më nevoj për “tape recorder”. Dhe më pas si vijoi puna me grupin Rozafati? Në shtator të vitit 1978, u përfundua ndërtimi i kishës se re, ngjitur me lokalin e vjetër, ku thuhej mesha më parë, kështu që kjo sallë prej kësaj kohe mund të përdorej normalisht për shkollë shqipe, mbledhje të ndryshme si edhe përgatitje të korit dhe grupit muzikor. Natyrisht se këto aktivitete bëheshin gjithëmonë me pëlqimin e meshtarëve. Kurdo që kishin mbledhje ose përgatitje, te dera e kishës i prisnin mikpritësit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, me buzëqeshjen e tyre të zakonshme. Me shtimin e grupit me të reja dhe të rinj, shpejt lindi dëshira që të mësohen valle dhe kërcime, por duhej dikush qe t’i mësonte. Këtë problem e zgjidhi i përndershmi Dom Pjetër Popaj, asokohe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.