Matura 2010 - Letersi dhe Gjuhe Shqipe FINAL

Page 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES I PROGRAMIT TË ORIENTUAR TË PROVIMEVE TË DETYRUARA TË MATURËS SHTETËRORE 2010 Letërsi dhe Gjuhë Shqipe

Tiranë, Prill 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Synimi Me anë të këtij shpjeguesi, synojmë t’u vijmë në ndihmë maturantëve, të cilët do t’i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore 2010, në lëndën Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Shënim referimi a. Ky shpjegues u drejtohet të gjithë maturantëve të shkollave të mesme si:  gjimnazit (drejtimi shoqëror, natyror dhe i përgjithshëm)  shkollës së mesme të gjuhëve të huaja  shkollës së mesme pedagogjike  shkollës profesionale 3+2 dhe 5 vjeçare  shkollës social–kulturore, (artistike, sportive, koreografike)  shkollës me kohë të shkurtuar. b. Maturantët mund të ushtrohen me ato shembuj pyetjesh e testesh që janë ndërtuar mbi fragmentet ose poezitë e veprave që janë në Programin Orientues.

Përmbajtja e shpjeguesit: 

Si do të jetë testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe.  Shembuj të ndryshëm pyetjesh dhe testesh. Si do të jetë testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe? Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe ka si qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, formimin letrar e gjuhësor të tyre. Ai ndërtohet duke u mbështetur në linjat e përmbajtjes, të përshkruara në Programin e Orientuar të Letërsisë dhe të Gjuhës shqipe si dhe pasqyron peshën përkatëse, që secila prej tyre ka, paraqitur hollësisht në këtë Program që është prej muajsh në duart e cdo nxënësi maturant. Më poshtë jepet në mënyrë të përmbledhur tabela e specifikimeve, e cila përmban tri nivelet e arritjes së testit, bashkë me përqindjet përkatëse.

Tabela e specifikimeve të pyetjeve në test Fushat e vlerësimit Njohja dhe të kuptuarit Interpretimi kritik Gjykimi dhe përgjigja personale Totali

Niveli I/40% 20 pikë

Niveli II/40% Niveli III/20% 20 pikë 10 pikë

Totali 20 pikë 20 pikë 10 pikë 50 pikë

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 2 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe përbëhet nga dy pjesë. Secila prej tyre ndërtohet mbi një fragment. Ai përmban 25 kërkesa. Nga këto13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Testi ka 50 pikë. Kohëzgjatja e provimit është 2 orë e 30 min. Testi përshtatet me drejtimin e gjimnazit apo llojin e shkollës së mesme. Pyetjet e testit lidhen me fragmente veprash nga autorë të përcaktuara në Programin e Orientuar. Në të njëjtën kohë, konceptet mbi të cilat ndërtohen pyetjet janë ato që dominojnë në Programin e Orientuar si edhe në tekstet me të cilat punohet në shkollat e mesme. Secila pjesë e testit përmban:  fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare;  pyetje bazuar në pjesë të tekstit;  pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime etj.;  pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit;  pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Secila pjesë fillon me fragmentin. Kështu të dy pjesët kanë secila nga një fragment, sipas ndarjes më poshtë:

Pjesa I: fragment (autor shqiptar) Pjesa II: fragment (autor i huaj) ose (anasjelltas) Fragmentet zgjidhen nga vepra e plotë ( e dhënë në Programin e Orientuar). Shumica e pyetjeve ndërtohen mbi fragmentin e dhënë në test. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve nxënësit i duhet: - të lexojë fragmentin, - të kuptojë, të shpjegojë, të komentojë dhe të interpretojë thënie, detaje, shembuj dhe ide nga fragmenti. Në teste ka edhe pyetje që i referohen veprës së plotë nga është shkëputur fragmenti, të tilla si: - pyetje për rrymën letrare - pyetje për veçoritë veprës, të stilit të autorit etj

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 3 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Llojet e pyetjeve në test A. Pyetje me alternativa, ku nxënësi duhet të rrethojë vetëm alternativën e saktë. B. Pyetje me përgjigje të shkurtër Nxënësve u kërkohet ta shkruajnë përgjigjen e tyre me një fjalë, shprehje ose një fjali. Kujdes! Nëse kërkohet të gjendet detaji, përgjigja nuk mund të jetë me një paragraf, por me një shprehje ose fjalë. (Për këtë arsye, disa pyetjeve të përfshira në këtë shpjegues, u janë dhënë edhe përgjigjet përkatëse.) P. sh. Gjeni detajin që tregon se Lukja ndonjëherë ishte e mërzitur dhe nuk e duronte gjendjen e saj? Detaji: thyente gota, çinia, etj. C. Pyetje me zhvillim (ese). Ka dy variante pyetjesh që kërkojnë përgjigje të shtjelluar. 1- Pyetje të natyrës shpjeguese, komentuese, analizuese, interpretuese, të cilat lidhen direkt me fragmentin. (Disa pyetjeve u janë dhënë edhe përgjigjet përkatëse.) P.sh: Migjeni konsiderohet një zë i veçantë në letërsinë shqipe, për risitë që solli në krijimtarinë e tij letrare. Interpretoni një tipar të stilit, që është i dukshëm në këtë fragment, duke e shoqëruar atë me ilustrime. 2- Ese, të cilat mund të jenë përshkruese, krahasuese apo argumentuese.

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 4 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

SHEMBUJ TË LLOJEVE TË PYETJEVE NË TEST I. Pyetje për periudhën historiko-letrare, gjininë dhe llojin. Këto pyetje kërkojnë:  të përcaktohet se cilës periudhe, gjinie dhe lloji i përket vepra në fjalë.  të veçohen tipare të periudhës, të gjinisë apo llojit të veprës.

Shembuj 1. Lirika e Lasgushit i përket: A) letërsisë humaniste shqiptare B) letërsisë klasike shqiptare C) letërsisë moderne shqiptare D) letërsisë së vjetër shqiptare 2. Cikli i kreshnikëve është pjesë e: A) epikës legjendare B) lirikës popullore C) epikës historike D) kanunit të Lekë Dukagjinit 3. Poezia “Kroj i fshatit tonë” është lirikë: A) e peizazhit B) dashurisë C) filozofike D) shoqërore 4. Cikli “Bukuria” është krijim: A) dramatik B) lirik C) epiko-lirik D) epik 5. Cili nga tiparet e romantizmit shqiptar spikat në ciklin “Bukuria”? A) Evokimi i së kaluarës B) Kulti i natyrës C) Kulti i ndjenjës D) Heroi i jashtëzakonshëm.

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 5 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

6. “Orestia” është vepër e gjinisë: A) epike B) lirike C) dramatike D) epiko-lirike 7. Orestia quhet triologji për shkak: A) të përbërjes strukturore prej tre pjesësh B) të ngjarjes në tre pamje C) të faktit se ka tre personazhe D) se shpreh tre ide të ndryshme 8. Makbethi është vepër: A) tragjike B) komike C) lirike D) tragji-komike 9. Martesa e Halilit bën pjesë në: A) epikën historike B) epikën legjendare C) këngët e dashurisë D) këngët e riteve të motmotit. 10.Nga cili vëllim është shkëputur poezia “Gjuha Shqype” e Fishtës: A) Mrizi i Zanave B) Vallja e Parrizit C) Lahuta e Malcis D) Anzat e Parnasit 11.Poezia “Gjuha Shqype” e Fishtës është e gjinisë: A) epike B) epiko-lirike C) lirike D) dramatike 12.Koliqi është: A) nismëtar i letërsisë së angazhuar B) themelues i romanit shqip C) ndjekës i prozës së traditës D) filluesi i prozës moderne shqipe 13.Si shfaqet Mjeda në veprën “ Andrra e jetës”, si realist apo si romantik? Pse? __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 6 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

II. Pyetjet për të kuptuarit e veprës, tematikës, mesazhit dhe ideve. Këto lloj pyetjesh kërkojnë:  të identifikohen elemente të përmbajtjes.  të veçohen apo shtjellohen idetë, motivet si dhe imazhet e krijuara në vepër ose fragmentin e dhënë për studim. Shembuj 1. Cila nga alternativat e mëposhtme përmbledh më mirë idenë e paragrafit III? (Vjeshta e Xheladin beut) A) Asgjë nuk e shpëton dot beun nga plakja. B) Beu është zot mbi njerëz dhe toka. C) Vjeshta i ka shkaktuar beut një rënie morale dhe fizike. D) Beu ndihet keq fizikisht dhe moralisht. 2. Imazhi më i fortë në këtë skenë është: (Makbeth) A) duart me gjak. B) fytyrat me gjak të shambellanëve. C) kamat me gjak. D) uji që lan gjakun. 3. Mesazhi i strofës së fundit është: (Ferri) A) Bota është e gjitha njësoj B) Në mjerim njeriu kujton kohët e bukura C) Njeriu nuk duhet të mendohet gjatë D) Njeriu mëson vazhdimisht 4. Cili nga motivet e mëposhtme përshkon poezinë “Gjuha Shqype? A) patriotik B) erotik C) filozofik D) i natyrës 5. Cili është mjedisi i përzgjedhur nga Migjeni, për t’u vënë në qendër të novelës: ( novela “ Historia e njenës nga ato” ) A) Bota e gruas B) Familja shqiptare C) Bota e huaj D) Mjedisi qytetar 6. Zonja Makbeth e quan Makbethin: “ vullnetsëmurë” sepse: A) ai nuk ka kurajo të bëjë krimin B) nuk përballon dot krimin e kryer C) dallon për vetinë e durimit D) nuk i tregon së shoqes idetë e tij __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 7 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

7. Krimi që aludohet se është kryer këtu, ndodh: (Makbeth) A) nga etja për pushtet B) nga xhelozia e dashurisë C) nga inatet personale D) nga hakmarrja 8. Në veprën e tij, Dante përshkruan: A) një udhëtim imagjinar të poetit në përtej botë B) një udhëtim në vendin e të parëve C) një udhëtim imagjinar në fëmijëri D) një udhëtim imagjinar në një vend historik 9. Kujt i drejtohet betimi i Halilit? (Martesa e Halilit) A) Vëllait B) Zotit C) Miqve D) Tanushës 10.Cila është arsyeja që Zonja Makbeth nuk e vrau vetë Dunkanin kur ai po flinte? 11.Cila është princesha e bukur? Në çfarë marrëdhënie gjuhësore vendosen fjala e gjetur nga ju dhe princesha? (Kumbulla përtej murit)

12.Dy personazhet kryesore të këtij fragmenti janë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm. Duke gjetur nga një tipar të tyrin, shpjegoni dallimin midis tyre.

13.Cilat janë dy shenjat që vërtetojnë që Oresti është gjallë? Përgjigje: - flokët - gjurmët 14.Si e konsideron Eskili tufën e flokëve mbi varr? Përse shërben tjetër ajo? Kujtoni dhe përshkruani një zakon shqiptar me të cilin ju ngjan ky rit, i përshkruar nga Eskili. 15.Gjeni dy tipare të Elektrës që shfaqen në këtë fragment, si pasojë e gjendjes së saj shpirtërore.

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 8 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

16.Lexoni vargun: “Vron pasqyrën e jetës vet”. Çfarë sheh ajo dhe si e motivon ky moment veprimin e saj të mëpasëm? (Andrra e jetës) 17.Gjendja shpirtërore e Orestit, deri në kryerjen e vrasjes, shfaqet e dyzuar. Cilat mendoni se janë arsyet e këtij dyzimi? (Koeforet) 18.Gjeni një nga motivet kryesore të tragjedisë në këtë pjesë. (Koeforet) 19.Shpjegoni me fjalët tuaja shprehjen: “Pamje fatale”. Për çfarë e ka fjalën autori këtu. 20.Gjeni dhe shpjegoni një motiv dytësor që ka lidhje me lajtmotivin e poezisë “Gjuha shqype”.

III. Pyetjet që lidhen me detajet. Këto pyetje kërkojnë:  Gjetjen e detajeve dhe funksionin e tyre.  Interpretimin e një pjese ose detaji të fragmentit të dhënë në test.

Shembuj 1. Detaji i krizantemës në strofën e parë të fragmentit, nënkupton: (Andrra e jetës) A) ardhmërinë e personazheve. B) se fati i njeriut është ndryshe nga ai i natyrës. C) parapërgatitje për afrimin e vdekjes. D) peizazhin e një dimri të ftohtë. 2. Cilët janë disa nga elementet ose detajet e psikoanalizës, që tregojnë mbështetjen e autorit në përjetimet e personazheve. Jepni të paktën dy prej tyre. 3. Shprehja” si dëshirë e nji krymbi dhe dëshira e njeriut”, është e lidhur me një detaj të rëndësishëm në fragment. Cili është ky detaj dhe me çfarë figure letrare shprehet? 4. Makbethi ka luftë ndjenjash brenda vetes. Cilat janë dy detajet që e tregojnë këtë luftë? __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 9 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

5. Makbethi është një vepër skenike. Cilat janë detajet që krijojnë lidhjen e fortë mes spektatorit ose lexuesit dhe veprës. Gjeni tri detaje të tilla në fragment.

6. Tek “Makbethi” janë përdorur mjeshtrisht detajet. Gjeni dy të tilla në fragment dhe interpretoni funksionin e përbashkët të tyre. 7. Cilat janë fjalët kyçe të kësaj poezie? Gjeni tre prej tyre. (Gjuha shqype) 8. Cila është atmosfera e kohës së kësaj poezie? Kur është shkruar ajo? Cili detaj ju bën të mendoni kështu? (Gjuha shqype) 9. Gjatë gjithë këtij fragmenti autori thekson sytë e të dy grave. Çfarë komunikon secila përmes tyre? (Kush e solli Doruntinën) 10. Argumentoni përmes detajeve të përdorura në vargjet ku përshkruhet portreti i Tanushës (Vetulla e saj...), se bukuria e saj është dhënë jo e ngrirë, por në lëvizje dhe tepër e gjallë.

IV. Pyetje të karakterit përgjithësues (analitike). Këto janë lloji më i vështirë i pyetjeve, sepse përgjigjet nuk janë të dhëna drejtpërdrejt në fragment. Nxënësit i duhet të përmbledhë faktet dhe të japë përgjithësime. Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve përmbajnë fjalë të tilla çelës si: mendo, parashiko, trego, sugjero,komento, përmblidh, nënkupto. Shembuj 1. Në këtë poezi autori synon të japë një gërshetim të elementëve që çojnë në: ( Gjuha Shqype) A) identitetin e shqiptarëve B) në bukurinë fizike të njeriut C) në vlerat e individit D) në piknisjen e historisë 2. Vargu: “Dhe ma rrëmbejnë kohën e favortë”, e tregon Makbethin si: A) njeri të veprimit B) njeri ëndërrimtar C) njeri që nuk vendos dot D) njeri që pret nga të tjerët. __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 10 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

3. Autori thotë se historinë e Lukes pak njerëz kanë për ta kuptuar, sepse: (Historia e njenës nga ato) A) Lukja është e çmendur dhe nuk mund të tregojë se çfarë i ka ndodhur. B) kjo është një shoqëri që më shumë priret të gjykojë se të kuptojë. C) liria e gruas është një koncept i ri për ta. D) ka pak njerëz të shkolluar që e dinë ç’është prostitucioni. 4. Në vargun: “Vdekja dhe natyra po përleshen” nënkuptohet: (Makbeth) A) lufta midis jetës dhe vdekjes. B) lufta midis së mirës dhe së keqes. C) lufta midis të kundërtave në natyrë. D) lufta për të zotëruar mbretërinë. 5. Si do ta interpretonit mbylljen e këtij fragmenti: “Pas pleqërie efnm? Ti e di: varri...” ? (Vjeshta e Xheladin Beut) 6. Fishta konsiderohet poet elegant. Gjeni në poezinë “Gjuha Shqype” një tipar të kësaj elegance? 7. Komentoni shprehjen: “Të vdekurit edhe të fjeturit nuk janë veç piktura./Syr’i foshnjës vetëm, ka frikë nga një djall i pikturuar…”. Cilët janë të vdekurit? Po të fjeturit?” .Cila është lidhja e tyre me pikturën? (Makbeth) 8. Migjeni konsiderohet një zë i veçantë në letërsinë shqipe. Shkruani një risi, që gjen shprehje në këtë fragment, duke e shoqëruar atë me ilustrime. (Historia e njenës nga ato)

V. Pyetjet përkufizuese dhe përcaktuese Janë pyetje që lidhen me disa fjalë të marra nga fragmenti dhe që janë përdorur në kuptime të caktuara. Duhet lexuar me shumë kujdes fjalia ku ndodhet fjala dhe duhet parë kuptimi me të cilin ajo është përdorur në kontekstin e dhënë. Nga ana tjetër duhen lexuar edhe fjalitë e tjera që ndodhen pranë saj, për të krijuar kështu një ide sa më të plotë në lidhje me fjalën, kuptimi dhe funksioni i së cilës kërkohet të sqarohet në përgjigje. __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 11 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Shembuj 1. Himnizimi i gjuhës sonë realizohet nëpërmjet: (Gjuha shqype) A) lartësimit apo lëvdimit të saj B) analizimit të fakteve dhe detajeve deri në imtësi C) përshkrimit të ndonjë veçorie të saj D) antagonizmit të thellë me simotrat e tjera 2. Gjetjet e reja letrare të Koliqit janë të lidhura me: A) njësitë tematike dhe stilistike B) vetëm me përmbajtjen si e tërë C) vetëm me formën si risi D) me ndjesinë ndaj sjelljes së njerëzve 3. Perëndim i vagëlluar ka kuptimin: (Poradeci) A) perëndim i ndritur B) perëndim i qetë C) perëndim i kuq D) perëndim i mjegullt 4. Cili nga çiftet e mëposhtme krijon antonimi të kontekstit poetik? (Poradeci) A) plak – i përrallshëm B) natë – errësirë C) ra – u dergj D) hesht – kërcet 5. Kur Jasoni i drejtohet Medeas me fjalët: “një grue barbare“ ai i referohet asaj si një grua: A) misterioze B) të nënshtruar C) të paqytetëruar D) fisnike 6. Shprehja “ mendja zuri t’i qerthullohej” ka kuptimin: (Vjeshta e Xheladin Beut) A) mendja po i ndriçohej. B) mendja po i vinte rrotull. C) mendja po i errësohej. D) mendja po i kthjellohej. __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 12 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

7. Cili është roli i korit në këtë fragment: (Medea) A) të rrisë vlerën e personazheve B) të shmangë konfliktin C) ti japë intensitet dhe dramacitet veprës D) të tregojë ngjarjen për spektatorin 8. Fjala errësira, në këto vargje mund të interpretohet në dy mënyra: të drejtpërdrejtë dhe të figurshëm. Si e kuptoni secilën prej tyre? (Poradeci) 9. Cili është mesazhi që përcillet në strofën e fundit? Argumentoni mendimin tuaj mbi këtë vargje të Fishtës: “ Edhe shqyp na ka thanë se zoti/ Për shqyptarë Shqypnin’ e fali/ Se sa t’enden stina e moti,/Do ta gzojn kta djalë mbas djali.”

VI. Pyetjet rreth tonit dhe qëllimit. Këto pyetje kërkojnë interpretimin e këndvështrimit tëautorit dheefektet që krijohen te lexuesi. Toni pasqyron qëndrimin e shkrimtarit kundrejt përmbajtjes dhe auditorit. Qëllimi përcakton efektet që vepra krijon te lexuesi. Shkrimtarët i arrijnë këto qëllime përmes përzgjedhjes së fjalëve dhe përshtypjeve që këto fjalë krijojnë. Disa tone të mundshme janë: admirim, adhurim, optimizëm, ngazëllim, përbuzje, krenari, zhgënjim, respekt, habi, zemërim, keqardhje, ironi, indinjatë, dyshim, pesimizëm dhe kënaqësi.

Shembuj 1. Në këtë poezi toni dominues është: (Gjuha shqype) A) ngazëllimi B) keqardhja C) ironia D) indiferenca 2. Ndërtimi “Zemër-valë”, jep cilësinë e njeriut : A) të dështuar B) të çmendur C) të ngushëlluar D) të dashuruar __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 13 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

3. Figura kuptimore e përdorur në vargun: “kur unë kërcënoj, ai po rron” është: A) simboli B) krahasimi C) hiperbola D) antiteza 4. Cila është përshtypja që kërkon të krijojë autori në pjesën e dhënë më sipër? A) Xheladin beu ka një nam të keq. B) Xheladin beu është pre e pasionit të tij. C) Xheladin beut plakja nuk i shkakton asnjë emocion. D) Xheladin beu po plaket në mënyrë të shëmtuar. 5. Në këtë fragment përçohet ndjenja: (Katedralja e Parisit) A) e përçmimit B) e humanizmit C) e përulësisë D) e urrejtjes 6. Dialogu mes dy grave përcjell: (Medea) A) ankth B) zemërim C) indiferencë D) urrejtje 7. Atmosfera që krijon vargu: “gja ma t’mir s’shef në kët dhe”, konsiderohet si: A) përsosmëri B) afinitet C) transparencë D) distancë 8. Fishta shfaqet në këtë poezi si poet lirik. Ku duken tonet lirike?. Gjeni dy shembuj dhe komentoni funksionin e tyre. 9. Ç’efekt krijon, nga pikëpamja psikologjike, trokitja në derë në vargun: “Kush po troket në derë?/ Qysh u bëra?”? (Makbeth)

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 14 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

10. Vrasja e mbretit Dunkan nuk ndodh përpara syve të spektatorit, por prapa skenës. Pse Shekspiri ka zgjedhur një teknikë të tillë? (Makbeth) 11. Në fragmentin e parafundit, Xheladin beun nuk e shqetëson ajo që ka kaluar, por e ardhmja që do të vijë. Pse? Shpjegoni arsyen pse autori, pikërisht në këtë moment, ofron imazhin e vajzave të reja dhe natyrës së pasur. (Vjeshta e Xheladin Beut) 12. Çfarë ndjesie ju zgjon një mënyrë e tillë portretizimi? (Vjeshta e Xheladin Beut)

VII. Pyetjet për formën dhe figuracionin Këto pyetje lidhen me figurshmërinë, elementet e organizimit metrik: ritmit, rimës, skemës, numrit të rrokjeve, numrit të vargjeve dhe strofave. Në prozë pyetjet përfshijnë elemente të subjektit e të kompozicionit, të përbashkëtat dhe dallimet, shkaqet dhe pasojat, rrjedha logjike e ngjarjeve etj.

Shembuj 1. E gjithë kënga ndërtohet mbi figurën stilistike të: (Komedia hyjnore) A) alegorisë B) metaforës C) simbolit D) personifikimit 2. Shprehja: “gjit e drandofilit“ ka në bazë, figurën e: A) metaforës B) anaforës C) personafikimit D) alegorisë 3. Figura kryesore e kuptimit, përdorur në këtë fragment është: (Martesa e Halilit) A) simboli B) krahasimi C) antiteza D) personifikimi __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 15 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. Figura e stilistikës në vargun: “Vidhos kurajën mun në vend ku ngjitet” është: (Makbeth) A) alegoria B) metonimia C) metafora D) sinekdoka 5. Vargu i ciklit të kreshnikëve është: A) 8-rrokësh B) 9-rrokësh C) 10- rrokësh D) 12-rrokësh 6. Vargjet e poezisë “Vallja e yjeve” janë shkruar me rimë: A) të brendshme B) të kryqëzuar C) të puthur D) të alternuar 7. Gjeni figurën e stilistikës në vargun: “Makbethi vrau gjumin!”. Interpretoni nëntekstin e saj.. 8. Rendisni tri tipare të stilit të Balzakut që shfaqen në këtë fragment. a) ______________________________

b) ______________________

c) ______________________________ 9. Ju shikoni lidhëzën porsi disa herë të përsëritur. Cila është figura që përftohet në këtë rast dhe përse shërben ajo? (Gjuha shqype)

10. Gjeni dy metafora dhe shpjegoni funksionin e tyre? (Gjuha shqype) 11. Cili është lloji i strofës së përdorur këtu? Po ai i rimës? Çfarë ngjyrimi i japin poezisë? 12. Çfarë figure të sintaksës poetike gjeni në vargjet: “N’t’zjarrtat valle t’amëshimit.” Cili është funksioni i saj? __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 16 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

VIII. Pyetjet rreth gjuhës shqipe Këto pyetje testojnë njohuritë e nxënësve në gramatikë, stilistikë gjuhësore, kulturë gjuhe, njohuri për gjuhën dhe drejtshkrim. Në të gjitha rastet këto pyetje kërkojnë nga nxënësit të shikojnë me kujdes se si gjuha materializon, mishëron dhe realizon përmbajtjen e veprës..

Shembuj: 1. Folja: “përgjak”, është fjalë: A) e prejardhur B) e parme C) e përngjitur D) e përbërë 2. Forma foljore në shprehjen: “ndihmona Zot”, tregon se Oresti: A) urdhëron Zeusin B) i tregon se e ka detyrë ta ndihmojë C) shmang rolin e Zeusit D) nuk kupton vendin e tij 3. Cila nga fjalët e mëposhtme do të jepte më mirë kuptimin e togfjalëshit: “Trishtim i pakufishëm”? A) Dëshirë B) Largësi C) Melankoli D) Plotëri 4. Ndërtimi i veçantë sintaksor i fjalisë: “Stacioni i fundit automobili” nënkupton një: (Historia e njenës nga ato) A) katund, i cili ka një stacion automobili. B) katund të mbytur nga monotonia. C) katund, ku ngjarjet ndodhin në stacion. D) katund, ku stacioni është pikë lidhëse me qytetin. 5. A) B) C) D)

Cila nga fjalët e mëposhtme është neologjizëm i Lasgush Poradecit? i përvëluar e varfëruar qielluar dëshëruar

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 17 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

6. Përsëritja e foljes rri (strofa 4) tregon: (Andrra e jetës) A) përpjekje për t’u ngrohur. B) qetësi shpirtërore pas një lodhjeje të madhe. C) tronditje shpirtërore. D) vetmi të pangushëlluar. 7. Si është formuar fjala horrllëk? Ç’ngjyrim stilistikor mbart kjo fjalë? (Historia e njenës nga ato) 8. Ka raste kur Migjeni e nis fjalinë me një lidhëz bashkërenditëse shtuese. Gjeni dy raste të tilla në fragment dhe shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. (Historia e njenës nga ato) 9. Gjeni tre mbiemra dhe shpjegoni rolin e përdorimit të tyre në fuksionin e figurës stilistike dhe të kuptimit. (Gjuha shqype) 10. Shkruani në normën letrare fjalët: gjama, lmon, rrfes, zhgjetare dhe sqaroni ndryshimet fonetike. (Gjuha shqype) 11. Zëvendësoni shprehjen frazeologjike” len pas dor” me një shprehje ose fjalë tjetër.Me fjalën dorë shkruani një shprehje frazeologjike dhe një fjalë të urtë. (Gjuha shqype) 12. Retiçencat përsëriten dy herë në momentet kyçe të kuptimit të poezisë. Cili është funksioni i tyre? (Vallja e yjeve) 13. Me ç’pjesë të ligjëratës janë formuar metaforat e mëposhtme? (Kënga pleqërishte) a) Rënkimi i zemrës: ___________________ b) Lot i përvëluar:

___________________

14. Cila është arsyeja që fjalën vend poeti e shkruan me shkronjë të madhe? (Kënga pleqërishte) 15. Gjeni në fragment dy neologjizma. (Kush e solli Doruntinën)

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 18 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

16. Identifikoni dy të veçanta që shfaqen në ndërtimin sintaksor të fjalisë: E rrallë dhe e verdhë, vërtetë fleta e plepit përtej dritareve me hekura e kafaze, po qielli i kulluar i ëmbël. (Vjeshta e Xheladin Beut) Shpjegoni forcën e shprehësisë që merr kjo mënyrë ndërtimi. 17. Gjeni në paragrafin e parë të fragmentit foljen e përsëritur. Në c’kohë është përdrur kjo folje dhe si e përcjell ajo ngarkesën emocionale të vazhdimësisë së jetës. (Historia e njenës nga ato) 18. Në fillim të paragrafit të fundit këmbehen fjalitë e gjata me fjali të shkurtra. Në fund të paragrafit fjalite janë vetëm të shkurtra, Cili është funksioni i kësaj zgjedhjeje? A ka lidhje kjo mënyrë rrëfimi me gjendjen shpirtërore të personazhit? (I huaji) 19. Evidentoni të paktën tri mjete gjuhësore me të cilat Eskili realizon në fillim të fragmentit (fjalët e shërbëtorit) tensionin , ankthin dhe frikën . 20. Yjeve , poeti u vesh dy cilësi të kundërta (e lumë dhe varfanjakë). Si e shpjegoni këtë pranëvënie ? Çfarë janë nga ana kuptimore keto dy mbiemra? 21. “ Dhe bart në kurriz një premtim/ Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.” (Pelegrini) Tregoni : a. Ç’pjesë ligjërate është fjala e nënvizuar? b. Ç’funksion sintaksor kryen? c. Si është formuar kjo fjalë? 22. Gjeni në tekst formën dialektore të përcjellores. Zëvendësojeni atë me formën e përcjellores që përdoret në gjuhën standarde (Historia e njenës nga ato, pjesa III) 23. Gjeni trajtën e shkurtër të bashkuar të përdorur në vargun “Sa mirë hallin po ma ditki burra...” Ç’ndjenjë të Mujit përcjell përdorimi i saj? 24. Në vargun “Qoftë latg cdo kamje që më djeg në zemër” (Medea) Zëvendëso pjesën e nënrenditur përcaktore me një pjesë të nënrenditur shkakore. 25. Evidento 2 raste të përdorimit të gjymtyrëve homogjene në fragment. Pse autori i përdor aq shpesh ato në përshkrimet e tij? (Evgjeni Grande) __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 19 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

IX. Ese Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe përmban edhe një ese. Kjo mund të jetë e tipit përshkrues, argumentues ose krahasues. Ese përshkruese 1. Ç’mund të ketë ndodhur pasi personazhi kapërcen kopshtin? Rrëfeni vazhdimin e ngjarjes, duke renditur dhe përshkruar veprimet dhe ndjesitë e shkaktuara. ( Kumbulla përtej murit) 2. Fishta përcjell mesazhe të fuqishme. Përshkruani mesazhin e kësaj poezie duke u ndalur te motivi i adhurimit të gjuhës së nënës. 3. Përshkruani marrëdhënien midis Mersoit dhe nënës së tij. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në detaje që përdor Kamy në dhënien e elementeve të veçantë të kësaj marrëdhënieje. 4. Përshkruani se si e përfytyroni skenën e vrasjes së mbretit Dunkan në tragjedinë “Makbeth”. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në teknikat, gjuhën dhe imazhet e përdorura nga Shekspiri për ta bërë sa më të gjallë këtë skenë. 5. Përshkruani me fjalët tuaja bukurinë e Tanushës te “Martesa e Halilit”. Përpiquni të ruani përmasën që bukuria femërore ka në përshkrimin popullor.

Ese krahasuese 1. Mbështetur në fragmentin e dhënë më sipër, shkruani një ese krahasuese për Makbethin me zonjën Makbeth. Ku ndryshojnë dhe ngjajnë ata të dy? Si ndikojnë detajet e përzgjedhura dhe imazhet e krijuara nga Shekspiri për të dhënë këtë ndryshim? 2. Krahasoni Makbethin dhe Bankon. Ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë ata të dy? 3. Jozef K është personazhi që dënohet pa kryer asnjë faj. Nga ndryshon ai nga dy burrat që vijnë dhe e marrin për të çuar në vend ekzekutimin. 4. Krahasoni dy poezitë që i këndojnë gjuhës shqipe. (poezinë e Fishtës “ Gjuha Shqype” dhe poezinë e Naim Frashërit “Gjuha jonë”. 5. Duke u nisur nga veprat e tyre, krahasoni absurdin e Kamysë me absurdin kafkjan. __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 20 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Ese argumentuese 1. Shume lexues mendojnë se “Zonja Bovari” është një roman që të trishton. Po ju a ndiheni kështu? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje, duke u përqendruar veçanërisht në momentet më të rëndësishme që ju bëjnë të ndiheni të tillë ose jo. 2. A mendoni se bukuria lind dashurinë? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 3. Balzaku në roman shprehet:“Në se drita është dashuria e parë e jetës, atëherë dashuria përse të mos jetë drita e zemrës?” A jeni dakord me këtë mendim? Argumentoni përgjigjen tuaj në formën e një eseje. 4. Zgjedhjet e individit në jetë mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme për të ardhmen. A jeni dakord me këtë pohim? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 5. Përse një histori personale nuk mbetet gjithmonë e tillë? Përse historitë njerëzore ngjajnë me njëra-tjetrën? Asnjëherë një histori nuk është e vetmja, ka edhe të tjera si ajo. Kjo ide jepet edhe në titullin e fragmentit. ( Historia e njenës nga ato) 6. Situata e personazhit shpesh është fati i një njeriu. Individi përballë shoqërisë. Ky është raporti universal. Jepni mendimin tuaj sesi e shihni këtë raport. A janë të rëndësishme mirësia, toleranca dhe dashuria?

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 21 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

SHEMBUJ TESTESH

DRITËRO AGOLLI

“Pelegrini” Unë jam prej kohësh pelegrin Udhëtar në vendin e shpresës së thyer Jam ndarë padashur nga karvani im Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat, Karvanin që ka ndërruar drejtimin me kohë, Ndaj në udhë jam krejt, i humbur, jam fillikat, Me shami të grisur lidhur në kokë. Për ujë buza ime u dogj u bë zhur Dhe sytë më shpojnë nga shterja e lotit, Më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit. Unë jam prej kohësh pelegrin. Shtegtar i karvanit të humbur Dhe bart në kurriz një premtim Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur. 1. Filli lidhës i kësaj poezie me krijimtarinë poetike të Agollit është: A) B) C) D)

zhgënjimi dhe mosbesimi notat pesimiste dhe trishtimi individi dhe shoqëria udha, rrugëtimi, lëvizja

2. Kjo poezi është shkruar me: A) B) C) D)

1 pikë

varg të lirë rimë të kryqëzuar rimë të puthur rimë të brendshme

3. Kuptimit që mbart fjala pelegrin, Agolli i shton edhe: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

dashurinë për të afërmit dhe vendlindjen. kuriozitetin për të njohur dhe zbuluar botën detyrimin moral kundrejt besimit të tij fetar. detyrimin moral ndaj vetes dhe të parëve

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 22 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. Pse çasti që po përjeton poeti është i dhimbshëm? A) B) C) D)

E ndjen se po plaket. I mungon karvani Po humbet muzën poetike. Poetët e rinj po e sulmojnë.

5. Figura letrare në vargun: “Udhëtar në vendin e shpresës së thyer” është: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

metonimi metaforë sinekdokë alegori

6. Në cilën prej alternativave të mëposhtme mbiemri është përdorur me kuptim të drejtpërdrejtë? 1 pikë A) shpresës së thyer B) karvanin e tretur C) shami të grisur D) gjyshërve të mundur 7. Çfarë simbolizon në këtë poezi pelegrini dhe karvani i humbur?

2 pikë

_____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 8. Përshkruani gjendjen shpirtërore dhe fizike të heroit lirik. Mendimin tuaj ilustrojeni me detaje ose vargje nga fragmenti. 3 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 9. Poeti deklaron se është: “Udhëtar në vendin e shpresës së thyer”. Cili është përfytyrimi juaj për një vend ku shpresat thyhen? Shpjegoni kontekstin historik mbi të cilin është krijuar poezia. 2 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 10. Gjeni në poezi dy çifte sinonimesh. Përcaktoni funksionin e tyre stilistik.

3 pikë

a) Çiftet e sinonimeve: ________________________________________________ b) Funksioni: ________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 23 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

11. Interpretoni dy vargjet e fundit të poezisë duke theksuar edhe notat që i përshkojnë ato. “Dhe bart në kurriz një premtim /Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.”? 2 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 12. Edhe kur mbetet pas, njeriu duhet të vrapojë për të arritur të tjerët. Argumentoni në trajtë eseje këtë ide. 8 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 24 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

MIGJENI

Historia e njenës nga ato (fragment) III Një ditë të kristaltë dimni, kur frynte veriu e acarimi kish ngri vesën, Lukja zbriti në qytet. Biografia e saj deri m’at ditë asht e thjeshtë, por plot vuejtje si e të gjitha femnave të malcis. E jeta në qytet, prej së largu, dukej e bukur. Sidoqoftë, buka fitohej; sidomos kur ke rininë dhe shëndet. Por kur Lukja bani dështimin e parë, pau se për ato që s’kanë, jeta gjithkah asht e njëllojtë. Dhe desh të bajt diçka nga vetja, por i thanë: - Rri moj budallaqe! Ti je e re...mundesh me fitue pare...e me pare në qytet gjendet shumë kollaj burri, i cili ka me t’u dashtë në pleqni. Dhe Lukja ishte aq e zgjuet. Saqë e kuptoi shpejt filozofinë e qytetit në të cilin rronte. Për një kohë jo fort të gjatë, Lukja bani dyqind napolona. Nga tre lekët e studentave dhe tre frangat e zotnive; tue numurue lakmueshëm si një koprrac, ajo grumbulloi atë shumë të bukur të hollash. Tue fitue të hollat, mendonte Lukja se do të gjejë një zemër të humbun si veten, që në pleqni të ndihmojnë shoqi-shojnë. Nuk dëshironte ajo shumë. Ajo nuk dëshironte të bajt parakalime reklamuese me burrë në krah, as të baj ndonjë qejf tjetër, të cilin kanë të drejtë ta bajnë gratë e martueme me nder dhe faqe të bardhë. Dëshironte vetëm të ulet në ndonjë skutë shtëpie, të presi pleqninë tue pasë një njeri pranë për të këmbye fjalët rreth zjarrmit ndër net’ e ftohta e të gjata të dimnit, në mënyrë që me ia largue mërzinë e jetës shoqi-shojt. Qe e tanë dëshira e vakët e Lukes.

IV Dyqind napolona janë dyqind flamure triumfues mbi jetën e mbrapshtë të vorfnisë. Janë dyqind klithma ngadhnimi në luftën e jetës, janë dyqind “hurra!” Dhe me dyqind napolona mendoi Lukja të ndërtojë një kështjellë dhe bashkë me një zemër të humbun si të vetën të futet brenda. Aty në heshtje, në limanin e qetë të votrës, të mejtojë luftën epike-sentimentale të jetës së saj të kalueme. Qetësi, qetësi. Si anija e orvatun me tallazet e detit e zhgatërrueme mbrrin në liman. 1. Migjeni është autor i letërsisë: A) B) C) D)

arbëreshe midis dy luftërave botërore së vjetër shqipe bashkëkohore

2. “Historia e njenës nga ato” është: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

rrëfenjë prozë poetike novelë skicë

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 25 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

3. Në qendër të kësaj proze është: A) B) C) D)

individi familja shoqëria të rinjtë

4. Ky fragment na sugjeron se: A) B) C) D)

1 pikë

jeta në qytet është tërheqëse. familja është e shenjtë. njeriu duhet të jetë praktik në jetë. jeta e mundimshme i thjeshton ëndrrat e njeriut.

5. Ajo që Lukja dëshiron më shumë është: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

të ndërtojë një shtëpi që të jetë e saja. të kthehet sërish në malësi. të ndërtojë një jetë dinjitoze. të mos mbetet e vetme në jetë.

6. Me shprehjen “...të gjejë një zemër të humbun si veten” autori do të thotë se Lukja dëshironte të gjente një njeri: 1 pikë A) B) C) D)

që kish pësuar dramë në dashuri. të përbuzur nga jeta. pa pasuri dhe familje. të larguar si ajo nga malësia.

7. Migjeni theu disa tabu tematike në këtë novelë. Zbuloni në fragmentin e dhënë dy prej tyre. 2 pikë a) _________________________________________________________________________ b) _________________________________________________________________________ 8. Cilat janë dy nga shkaqet që e detyruan Luken të zgjedhë këtë mënyrë jetese? 2 pikë a) _________________________________________________________________________ b) _________________________________________________________________________ 9. Shpjegoni ku qëndron thelbi i figurës tragjike të Lukes.

2 pikë

_____________________________________________________________________________ 10. Pse ëndrrat dhe dëshirat e Lukes janë kaq modeste?

1 pikë

_____________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 26 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

11. Pse Lukja mendon se mund ta fitojë zemrën e dikujt vetëm me para?

1 pikë

_____________________________________________________________________________ 12. Ç’ka dashur të thotë autori me shprehjen “luftën epike-sentimentale të jetës së saj”? 2 pikë _____________________________________________________________________________ 13. Me kë hyn në kontrast shprehja “shumë e bukur të hollash”?

1 pikë

_____________________________________________________________________________ 14. Cila është e veçanta e ndërtimit sintaksor të fjalisë: “Dhe me dyqind napolona mendoi Lukja të ndërtojë një kështjellë”? Shpjegoni forcën e shprehësisë që merr kjo mënyrë ndërtimi. 3 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 15. Interpretoni përmes figurës së stilistikës nëntekstin që mbart “kështjella”.

2 pikë

_____________________________________________________________________________ 16. Cili është efekti tingullor që krijohet në fjalinë: “Një ditë të kristaltë dimni, kur frynte veriu e acarimi kish ngri vesën, Lukja zbriti në qytet”? 1 pikë _____________________________________________________________________________ 17. Zgjedhjet e individit në jetë mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme për të ardhmen. A jeni dakord me këtë pohim? Argumentoni mendimin tuaj për pro ose kundër në formën e një eseje. 8 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 27 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

EPOSI I KRESHNIKËVE

“Martesa e Halilit” (fragment) - N’vatër tande, Mujë, kemi qëllue, Mos na ki randë për nji fjalë... Qysh Halilin s’e martove? Janë martue krejt mosha e tij... At’u dhimbën paret për me i dhanë? At’u dhimbën dasmat për me i ba? Tutna1 djalin dikush po na e rre2 Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja, Rob të gjallë djalin po e zanë; Le konakun, Mujë, po ta fikin, Ma zi fisin, Mujë, po na koritin... - Faqebardhë, more shokë, ju qofsha, Sa mirë hallin po ma ditki burra... Kujt po i dhimbsen dasmat për vlla t’vet?... Atëherë djali ka nisë me folë: - Kah kam vlla e kah kam motër, Vdeksha para n’u martofsha, Se gjithë gratë e krahinës ku janë... Bash si motra që po m’duken. Dheu m’ka mbulue e fat s’i qita vedit3 Po s’e mora Tanushën e Krajlit E unë Tanushën vetë e kam pa: Gja ma t’mirë s’sheh njeriu nën këtë diell! Vetulla e saj e drejtë si fiskaja4 Shtegu i ballit si shtegu i malit, Kur merr hana me prendue5 Syni i saj si kokrra e qershisë, E ka qerpikun si krahu i dallëndyshes, Fytyra e saj si kuqet molla n’degë, Hunda e drejt-o si kalemi i Tushës6 Goja e vogël si lulja që shpërthen, Dhambët e bardhë si gurëzit e lumit Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli, Qafa e saj si qafa e pëllumbit, Shtati i saj posi shtat çetine7 Mishi i dorës porsi rremi8 i shemshirit9...

FJALOR 1. tutna - kemi frikë 2. rre - gënjen 3. vedit - vetes 4. fiskaja - thupër e hollë

5. Prendue - perëndue 6. Tushës- argjendar i famshëm 7. çetine - pisha 8. rremi - dega 9. shemshiri - lloj druri

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 28 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

1. Cikli i kreshnikëve është pjesë e: A) B) C) D)

1 pikë

Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli, Gja ma t’mirë s’sheh njeriu nën këtë diell! Le konakun, Mujë, po ta fikin, Tutna djalin dikush po na e rre

7. Folja është përdorur në mënyrën dëshirore në vargun: A) B) C) D)

1 pikë

Nervozohet nga ndërhyrja e patakt. Ndryshon temën e bisedës. Ndan me ta shqetësimin e vet. Mbetet pa fjalë dhe nuk di ç’të thotë.

6. Cili nga vargjet e mëposhtme është ndërtuar mbi figurën e hiperbolës? A) B) C) D)

1 pikë

metafora krahasimi paralelizmi figurativ simboli

5. Cili është reagimi i Mujit ndaj shqetësimit të kreshnikëve? A) B) C) D)

1 pikë

mosbindja e Halilit për të dëgjuar Mujin. shkelja e ligjeve të Malësisë nga Halili. pse Halili nuk po martohet ende. vështirësia për të gjetur një nuse të denjë.

4. Figura e stilistikës e përdorur më shumë në këtë fragment është: A. B. C. D.

1 pikë

8-rrokësh 9-rrokësh 10- rrokësh 12-rrokësh

3. Shqetësimi kryesor në këtë fragment është: A) B) C) D)

1 pikë

lirikës popullore epikës historike epikës legjendare kanunit të Lekë Dukagjinit

2. Vargu i ciklit të kreshnikëve është: A) B) C) D)

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

1 pikë

- N’vatër tande, Mujë, kemi qëllue, Vdeksha para n’u martofsha, Bash si motra që po m’duken. Kujt po i dhimbsen dasmat për vlla t’vet?

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 29 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

8. Zbuloni ç’marrëdhënie ekzistojnë midis Mujit dhe kreshnikëve nëpërmjet dialogut që zhvillohet midis tyre. Ilustroni me shembuj (të paktën dy) këtë marrëdhënie. 4 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 9. Pse Halili nuk pranon të martohet me asnjë nga vajzat e krahinës? 1 pikë _____________________________________________________________________________ 10. Argumentoni përmes detajeve (të paktën tre), të përdorur në vargjet ku përshkruhet portreti i Tanushës (Vetulla e saj...), se bukuria e saj është dhënë jo e ngrirë, por në lëvizje dhe tepër e gjallë. 4 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 11. Shpjegoni dallimin midis dy vargjeve të mëposhtme: 2 pikë Le konakun, Mujë, po ta fikin, Ma zi fisin, Mujë, po na koritin... _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 12. Ku është fokusuar më shumë rapsodi në përshkrimin e Tanushës? Pse? 2 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 13. Gjuha e përdorur në Ciklin e Kreshnikëve ka forma gjuhësore të shqipes së vjetër. Gjej në fragment një ndryshim fonetik dhe një leksikor. 2 pikë Shqipja e vjetër

Shqipja e sotme

a. Fonetik

_________________ __________________

b. Leksikor

_________________ __________________

14. Ese përshkruese Në këtë fragment, si dhe në të gjithë Ciklin e Kreshnikëve, vërejmë një përdorim të dendur të elementeve të natyrës si bimët, lumenjtë dhe malet. Përshkruani mënyrat me të cilat janë përdorur këto elemente të botës natyrore dhe efektet që kanë ato te lexuesi ose dëgjuesi. 8 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 30 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

_____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 31 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

EURIPIDI Medea (fragment)

JASONI Ti nuk ke nevojë për fëmijë të tjerë, po për mua bëhet kjo e mirë e madhe: se fëmijës sate që ke lindur ti, do të jem në gjendje t’i ndihmoj si duhet, m’anë të fëmijëve që do të më lindin. A s’mendohem mirë? Po edhe ti vetë nuk do të kundërshtoje, po të mos të shtynte, po të mos të ndizte kjo martesë e re. Se ju gratë shkoni gjer në këtë pikë: e besoni veten fort e fort të lumtur, kur në shtrat me burrin mirë ia kaloni; po në rast se shtrati preket qoft’e pak, çdo e mirë ju duket e zezë. E keqe. Sikur t’ish e mundur të bënim fëmijë me ndonjë mjet tjetër, jo me anë të femrës; Sikur të mos ishte gruaja në botë, nuk do të kishte ligësi ndër njerëzit. Sikur të mos ishte gruaja në botë, nuk do të kishte ligësi ndër njerëzit.

KORI Jason, shumë bukur i stolise fjalët; po siç mendoj unë- do të kundërshtoj s’më dukesh i drejtë, mbasi tradhtove gruan që ke patur.

MEDEA Është e vërtetë, e drejtë se me shumë njerëz e në shumë pika jam në kundërshtim; se, pas mendjes sime, çdo njeri që është orator i zoti, porse jo i drejtë, meriton të marrë një dënim të rëndë; pse duke u-mburrur se padrejtësitë do të mund t’i fshehë me fjalë të bukur, guxon gjithmonë të bëjë të liga, E kështu pra dija nuk i sjell dobi. Tani dhe ti vetë mos më dil përpara

me fjalë të bukur, me oratoria, se një fjalë e vetme të rrëzon përdhe: Po të kishe qenë njeri jo i lig, duheshe më parë të ma mbushje mendjen për këtë martesë dhe të mos e bëje fshehura atyre që i quan miq.

JASONI A! vërtet s’ka fjalë se do më ndihmojë, po të ta rrëfeja që më parë dasmën, vërtet do më ndihje ti që edhe sot nuk e shkul inatin që ke m’u në zemër.

MEDEA Kjo gjë s’të pengonte; halli ish gjetiu: po të kishe mbetur gjer në pleqëri, burrë i një gruaje, një gruaje barbare, nuk do të kishe, siç kujtonje ti, as nder as lavdi.

JASONI Unë u martova- këtë dije mirëme të bijën e mbretit dhe e kam për grua, jo pse dëshirova të kem tjetër nuse, po pse, siç kam thënë edhe tjetër herë, dëshëroj mbë nj’anë ty të të shpëtoj e mbë tjetër anë të forcoj shtëpinë, mbasi djemtë tanë do t’i bëj të kenë mbretërit vëllezër,

MEDEA Ah, qofshin larg meje Të gjitha lumturitë që më sjellin brenga! Qoftë larg çdo kamje që më djeg në zemër!

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 32 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

1. Tragjedia “Medea” i vendos ngjarjet në: A) Kolkidë B) Athinë C) Tebë D) Korinth

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

1 pikë

2. Kur Jasoni i drejtohet Medeas me fjalët: “një grue barbare“ ai i referohet asaj si një grua: 1 pikë A) misterioze B) të nënshtruar C) të paqytetëruar D) fisnike 3. Jasoni dëshiron të martohet me një vajzë tjetër, sepse: A) ka rënë në dashuri me të. B) kërkon të përfitojë nga prejardhja e saj. C) Medea i duket e plakur. D) kështu mund të realizojë profecinë.

1 pikë

4. Euripidi përmes tragjedisë “Medea” përcjell mesazhin:

1 pikë

A) B) C) D)

mbro familjen lufto për pushtet kërko mirëqenie pajtohu me realitetin

5. Duke u mbështetur në fragmentin e dhënë më sipër, cila është sipas Medeas vlera më e lartë për njeriun? 1 pikë A) Krenaria B) Oratoria C) Besnikëria D) Mençuria 6. Në këtë fragment Medea shfaqet si një grua: A) B) C) D)

1 pikë

e dobët dhe e trembur. e qetë dhe e urtë. agresive dhe nevrike. e fortë dhe krenare.

7. Në dialog me Medean, Jasoni paraqet arsyet që e shtyjnë drejt martesës së dytë. Si ju duket arsyetimi i Jasonit për martesën e re? A është ai i detyruar nga rrethanat në marrjen e një vendimi të tillë? 2 pikë _____________________________________________________________________________ 8. Shpjegoni se a ndihet Jasoni në ndonjë çast i penduar dhe a e pranon fajin. Ilustrojeni mendimin tuaj edhe me pjesë nga fragmenti. 3 pikë _____________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 33 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

9. Duke e parë lidhjen e dytë të Jasonit në plan krahasues me martesën me Medean, ç’tipar të karakterit të tij zbuloni? 1 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 10. Cili është qëndrimi i Jasonit ndaj gruas në përgjithësi? E vlerëson atë apo e paragjykon? Ku duket kjo? 3 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 11. Zbuloni vargjet ku duket qëndrimi ideo-emocional i autorit në krahasim me atë të Jasonit. Cili është thelbi i këtij qëndrimi? 2 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 12. Lexoni me kujdes vargjet ku Medea shpreh mendimin e saj për natyrën njerëzore. Ç’vlerëson më shumë ajo, dijen apo forcën e karakterit? Shtjelloni mendimin tuaj duke e ilustruar me vargje nga fragmenti. 3 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 13. Ç’shpreh pasthirrma në gojën e Medeas (fundi i fragmentit)? Cili është koncepti i saj për lumturinë? 2 pikë _____________________________________________________________________________ 14. A mendoni se rrethanat në të cilat ndodhet Medea janë themelore për vendimet që do të marrë ajo më vonë? A e justifikojnë ato plotësisht apo ajo mund të kishte gjetur një rrugëzgjidhje tjetër? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 8 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 34 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Zhan Rasin : ”Andromaka” Akti III - Skena VIII

Sefiza Megjithëse Greqia kërkon t’jua shpaguajë Ju prapë mund të ishit zonj’ e fatit tuaj Andromaka Si jua thotë goja këto, oh, me ç’qëllim? Kështu, s’më mbetej veçse t’ndëshkoja djalin tim. Sefiza Dhe aq besnike burrit! Po mjaft, zonja ime, Virtyt i tepruar ju shpie dhe në krime. Pastaj dh’ai do thoshte: “Po jo me aq furi”. Andromaka Ç’thua! Mendon që Pirrua të zër’ vendin e tij? Sefiza E do e mir’ e djalit, se grekët jua kërkojnë. Mos druani se shpirtrat lëndohen, ju mallkojnë? Si vallë ta përbuzni një mbret’ e ngadhënjimtar Që do t’ju bëj të ngrihi në fronin trashëgimtar Që shqelm u jep për juve armiqve fryrë nga inati, Që as kujtohet fare se Akili ish i Ati Dhe s’përmend fitoret, se druhet se mos krenohet. Andromaka Duhet t’harroj dhe unë, sepse ai s’kujtohet? Si ta harroj Hektorin q’e lanë pa varrosur, Për turp ma hiqnin zvarrë rreth mureve, xhindosur? Si ta harroj të atin që ra përpara meje, Në gjak duke spërkatur të shenjtën vatër feje? Kujto, kujto, Sefizë, oh, atë natë ferri. Kujtoje mirë Pirron, synxirë n’ata parmakë, Kur erdh n’pallatet tona mes hijesh zjarr e flakë,

M’i shkelte ata vëllezër të hapte një rruginë, Në gjak i tërë përlyer vriste, bënte kërdinë. Kujto ata q’u mburrnin dh’ata q’u rrokullisnin Kujtoje Andromakën tmerruar mes llahtari; Përfytyroj dhe Pirron sesi e pashë së pari Ja se nga çfarë veprash arriti u lartësua, Së fundi, ja çfarë burri kërkon të gjesh për mua! Jo, kurr’ e kurrë s’bëhem shoqe me një gjakësor, Po desh le t’na ndëshkojë therorë. Sikur ta merrja, urrejtja do s’ishte e vështirë. Sefiza Aher’ eja të shohim si do mbarojë yt bir. Po presim fjalën tuaj…ju dridhi zonja ime! Andromaka Medet! Ç’ma shpove zemrën aq thellë m’ato kujtime! Po ç’far, Sefizë, prapë në dorën e mizorit, Tim bir, gëzimin e jetës, fytyrën e Hektorit! Dritën e syve t’tij që penga ma dorëzoi! O vaj, si më kujtohet! Se atë ditë që shkoi Të matej me Akilin e vdekjen ta kërkonte, Kërkoi dhe të birin ndër krahë ta shtrëngonte. Duke m’i fshirë lotët, më tha:”E dashur grua, S’e di a do të kthehem, ç’fat ësht’ thënë për mua Në shenjë besnikërie të lë këtë fëmi, Në mos iu ktheft’ i ati, baba t’m’i bëhesh ti. Nëse martesën tonë përjet’ e ke kujtim, E gjer në ç’pikë më deshe, tregoja djalit tim”. Si mund ta shoh t’humbasë një gjak aq shum’i lëmuar, E bashkë me të të shuhet një fis i lavdëruar! O mbret barbar për mua të zhdukësh një fëmi? Nëse unë të urrej, ç’faj paska vallë ai? Mos vallë duhet ta qortoj e t’i përmend Vrasjet mizoritë ai që s’di gjësend?

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 35 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

Hanxhari i gjakatarit është gati të të qëllojë, Nëse jot ëmë s’do mundtë, o bir, që ta ndalojë! S’e di përse po shtangem, kur prapë e kam në dorë! Po jo, s’të lë të vdesësh, s’të lë kjo nën e gjorë. Hajt ta takojmë Pirron. Oh, moj Sefiz’ e shtrenjtë, Shko ti më mir’ i thuaj. Sefiza Ç’t’i them, o qiell i shtrenjtë? Andromaka Thuaj’ se dashuria që kam për djalin tim… Po prit, vërtetë tha se paska marrë vendim? Vërtet ndjenja e zjarrtë e shtyn të gjakësohet?

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Sefiza E kush’ i flet atij moj zonjë, do tërbohet! Andromaka Eh, mirë, shko, premtoji Sefiza Për besë e vërtetë! Andromaka Bobo! Po çfarë bese, kur nuk besoj as vetë O eshtrat e tim shoqi! O Trojë, o ti o atë! Sa shtrenjtë’ po të paguan o bir, kjo nën e ngratë! Sefiza Po ku. Moj zonjë? A more një vendim? Andromaka Të shkojmë atje te varri, të pyesim burrin tim.

1. Kjo tragjedi është mbështetur në një histori të marrë nga: A) B) C) D)

mitologjia kronikat historike gojëdhënat e vjetra franceze shkrimet e shenjta.

2. Dialogu mes dy grave përcjell: A) B) C) D)

1 pikë

antike romantike klasiciste sentimentaliste

4. Pirro kërkon ta thyejë qëndresën e Andromakës duke: A) B) C) D)

1 pikë

ankth zemërim indiferencë urrejtje

3. Kjo vepër bën pjesë në tragjeditë: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

i kërcënuar të birin. e kërcënuar se do ta kthejë te grekët. i folur keq për të shoqin. e kërcënuar me jetë.

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 36 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

5. Në fund të tragjedisë Andromaka: A) B) C) D)

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

1 pikë

vret veten martohet me Pirron dorëzohet te grekët shpallet mbretëreshë e Epirit

6. Cilat janë disa nga ndjenjat që karakterizojnë Andromakën në këtë fragment? Pse? Ilustro me detaje ose vargje nga fragmenti. 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 7. Si realizohet figura e Pirros përmes ligjërimit të Andromakës? Ç’cilësi dhe tipare të tij theksohen dhe pse? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 8. Gjeni në vargjet 20-30 detajet artistike që rikthejnë edhe një herë atmosferën e Luftës së Trojës, tregoni forcën shprehëse të tyre dhe imazhin që nxisin te lexuesi. 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 9. Ç’kohë të foljeve ndërthuren në këtë fragment (si njësi kohore)? Për ç’arsye bëhet kjo? Cila kohë mbizotëron? Pse? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 10. Në vargjet 68-70 zbulo gjendjen shpirtërore të Andromakës përmes mjeteve të stilistikës. 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 37 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

BALZAKU Evgjeni Grande Dashuria e parë e Evgjeni Grandesë. Në jetën e dëlirë dhe të vetmuar të vajzave, ka një çast të këndshëm ëmbëlsie, kur rrezet e diellit depërtojnë ëmbël në zemrën e tyre, kur çdo lule shpreh një mendim, kur të rrahurat e zemrës përçojnë në tru ngrohtësinë e tyre gjallëruese dhe ua shkrijnë mendimet në një dëshirë të vagëlluar, melankolike, të thjeshtë por me gëzime plot ëmbëlsi. Fëmijët, kur fillojnë të shohin rreth e rrotull gjëra, buzëqeshin; edhe një vajzë, kur sheh si në vagullimë ndjenjat e zemrës përmes natyrës, buzëqesh si fëmijë. Nëse drita është dashuria e parë e jetës, dashuria përse të mos jetë drita e zemrës? Ishte tamam koha që Evgjenia t’i shihte gjërat e kësaj bote ashtu siç janë. Si gjithë vajzat e provincës, u ngrit me vesë e bëri lutjen, filloi tualetin, se sot e tutje të veshurit kishte një kuptim për të, lëmoi flokët e gështenjta, i ndau më dysh, i hodhi nga të dyja anët e supeve, i drodhi gërshetat me kujdes, në mënyrë që të mos dilte as dhe një fije, dhe e dha fytyrës një shkëlqim të tillë, të bardhë, sa përputhej për bukuri thjeshtësia e tualetit me vizat e ballit. Duke fërkuar shumë herë duart me ujin e pastër, që ia forconte dhe ia skuqte cipën e lëkurës, i hodhi një sy llërave të bukura, të rrumbullakëta dhe e pyeti veten, përse kushëriri i kishte aq të buta duart dhe aq të bardha, kurse thonjtë aq të lëmuar, të bukur? Veshi çorape të reja, mbathi këpucët më të mira. Pastaj e drejtoi mirë trupin, pa fustanin, që i rrinte derdhur pas shtatit, iu duk vetja tërheqëse, për herë të parë ndjeu lumturi në jetën e saj. Pasi mbaroi tualetin, i zunë veshët të rënat e sahatit të kishës, u habit që ra ora shtatë. E pra, atë ditë ishte ngritur herët nga frika mos nuk i dilte koha për t’u veshur e për t’u rregulluar si duhet. Nuk ishte mësuar t’i shihte me radhë, një nga një, buklet, për t’i parë si i rrinin më mirë, që të binin sa më shumë në sy. Si e mbaroi tualetin, kryqëzoi krahët në gjoks, u përkul në dritare dhe zuri të sodiste oborrin, kopshtin e ngushtë dhe kangjellat e larta që e rrethonin, pamje melankolike, e kufizuar, po që nuk i mungonin bukuritë misterioze, veçori e vendeve të vetmuara, e tokave të djerra... Kthjelltësia e ditës dhe dielli i bukur i vjeshtës buzë lumit Luarë filluan të shpërndanin vellon e avullit që kishte rënë mbi muret, mbi bimët dhe mbi sendet e tjera piktoreske, që zbukuronin atë kopsht dhe atë oborr. Në këtë pamje Evgjenia ndjeu një mahnitje që s’i kishte ndierë kurrë me parë, kopshti dhe lulet e bimët më parë i dukeshin të zakonshme. Me mijëra mendime të përziera lindnin në zemrën e saj dhe vinin duke u shtuar, ashtu si shtoheshin përjashta rrezet e diellit. Bëri një lëvizje, që ish një shenjë gëzimi e papërcaktuar, e pashpjeguar, që pështjell gjithë botën tonë të brendshme, ashtu si një re që mbulon botën fizike. Mendimet e saj përputheshin me hollësirat e këtij peizazhi të veçantë dhe tingujt e zemrës bashkoheshin me tingujt e natyrës. Kur dielli puthi cepin e një muri, nga i cili vareshin lule dielli me fletët e gjera ngjyra-ngjyra të ndryshme si gusha e pëllumbit, rrezet qiellore të shpresës lëshuan dritë mbi të ardhmen e Evgjenisë, e cila tashti ndjente kënaqësi, kur shihte këtë cep muri, lulet e zbehta që vareshin aty, lule këmbore bojë qielli, barishtet e fishkura, me të cilat u përzje një kujtim i ëmbël, siç janë kujtimet e fëminisë. .. Evgjenia iu afrua pasqyrës, u pa ashtu si një autor, që me mirëbesim sodit veprën e vet, për ta kritikuar dhe për ta sharë atë. “Nuk jam sa duhet e hijshme për të!” Ky ishte mendimi i saj i thjeshtë dhe që e bënte të vuante. S’do mend që vajza e gjorë nuk e gjykonte veten drejt. Po modestia ose më mirë druajtja, është një nga virtytet e para të dashurisë. Evgjenia kishte trup të bëshëm, ashtu si gjithë fëmijët e __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 38 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

borgjezisë së vogël, që bien në sy për bukurinë e tyre trashanike. Po edhe pse nuk i përngjiste bukurisë së Venusit të Milos, tek ajo mishëroheshin fisnikëria e ëmbël e ndjenjës kristiane, që e bën gruan të pastër dhe i jep atë nur, që skulptorët e vjetër nuk e kanë njohur. Kokën e kishte të madhe, një ballë prej mashkulli po delikat, si ai i Jupiterit të Fidias. Kishte sy bojëhiri, nga të cilët dilte vazhdimisht një shkëlqim; ndër ta pasqyrohej e tërë jeta e saj e pastër, pa njolla. .... Hunda i vinte pak si e madhe, po shkonte me gojën e kuqe si gjaku dhe me ato buzë, dy buzë me mijëra viza plot dashuri dhe mirësi, ndërsa gusha e saj s’kishte të sharë. Evgjenia, ashtu e gjatë dhe e fortë siç ishte, s’kishte asgjë të bukur që mund t’i pëlqejë shumicës, por ajo kishte një bukuri të tillë, që bën për vete vetëm artistët.

1. Evgjeni Grande është roman: A) B) C) D)

romantik realist psikologjik filozofik

2. Shqetësimi më i madh i Evgjenisë në këtë fragment është se: A) B) C) D)

1 pikë

pasivitetin. pesimizmin. dhimbsurinë. maniakërinë.

5. Ngjarjet në roman zhvillohen në: A) B) C) D)

1 pikë

pasionin virtytin ambicien forcën

4. Plaku Grande në roman dallohet për këtë tipar karakteristik: A) B) C) D)

1 pikë

nuk është në lartësinë e Karlit. nuk ka kohë sa duhet për t’u bërë gati. se rrobat që ka s’janë shumë elegante. se ka duar të ashpra.

3. Balzaku vlerëson më tepër te Evgjenia: A) B) C) D)

1 pikë

1 pikë

Paris Ruan Somyr Tur

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 39 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

6. Gjeni detajet poetike me të cilat jepet lindja e ndjenjës së dashurisë te Evgjenia. Këto detaje i japin fragmentit ngjyrim romantik apo realist? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 7. Gjeni në fragment nga një shembull që ilustron tiparet fizike dhe shpirtërore të Evgjenisë. Cili është nënteksti i veprimeve të saj? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 8. Balzaku veçon duart e bardha dhe thonjtë trëndafil të Karlit. Cila është arsyeja që Evgjenia i përmend ato dhe cili është nënteksti që përcillet? 1 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 9. Cili është roli që luan mbiemri në këtë fragment? Ç’figurë përftohet nga përdorimi i tij? Përmendni disa shembuj. 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

10. Rendisni tri tipare të stilit të Balzakut që shfaqen në këtë fragment. 3 pikë a. ____________________________ b. ____________________________ c. ____________________________ 11. Balzaku në roman shprehet:“Në se drita është dashuria e parë e jetës, atëherë dashuria përse të mos jetë drita e zëmrës?”A je dakord me këtë mendim? Argumentoni përgjigjen në formën e një eseje. 8 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 40 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Shkolla e mesme pedagogjike

GJUHË SHQIPE Përjashta nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujë, mjegull dhe erë. Duke futur kokën nën jorgan, unë dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi çatinë e madhe të shtëpisë sonë. E merrja me mend se si pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë. Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur. Kështu merrte fund jeta e lirë dhe e gëzuar e pikave të shiut. Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte një copë herë mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh. Ndërsa po vrisja mendjen se cili e kishte të vështirë të duronte burgimin, njeriu apo uji, dëgjova hapat e gjyshes dhe pastaj zërin e saj nga dhoma tjetër: - Ngrehuni, ngrehuni, kemi harruar të heqim qyngjin .

Fragment nga romani i I. Kadaresë “Kronikë në gur” Për pyetjet 1-6 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 1. Qarkoni fjalinë ku ka një fjalë të urtë: A) B) C) D)

1 pikë

Ndërsa po vrisja mendjen, dëgjova hapat e gjyshes. Mendja e madhe, e keqja e të zot. Jam i një mendjeje me ty. Mbaje mendjen në mësim.

2. Në fjalinë: “Përjashta nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujë, mjegull dhe erë” folja është në kohën: 1 pikë A) B) C) D)

e kryer e lidhores më se e kryer e lidhores më se e kryer e dëftores e kryer e tejshkuar e dëftores

3. Fjalia: “Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur” është: 1 pikë A) fjali e përbërë me më shumë se dy pjesë B) fjali e përbërë ftilluese-kundrinore C) fjali e përbërë ftilluese-kryefjalore D) fjali e përbërë krahasore __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 41 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. Në fjalinë: “ në dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi çatinë e madhe të shtëpisë sonë.” fjala e nënvizuar është: 1 pikë A) B) C) D)

përcaktor i shprehur me ndajfolje përcaktor i shprehur me përemër rrethanor mënyre i shprehur me ndajfolje rrethanor mënyre i shprehur me përemër

5. Fjala e panjohur është formuar: A) B) C) D)

1 pikë

me parashtesë e prapashtesë njëkohësisht me parashtesë e paranyjëzim me parashtesë me paranyjëzim

6. Gjeni rasën e emrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme dhe tregoni funksionin sintaksor të tij: Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur. 2 pikë 1. Rasa:

____________________

2. Funksioni:

____________________

7. Emërtoni klasat e fjalëve të nënvizuara në fjalinë e mëposhtme. 4 pikë Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte një copë herë mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh. a) ndonjëherë:

_______________________

b) copë:

_______________________

c) sa:

_______________________

d) që:

_______________________

8. Fjala “ndonjëherë”

2 pikë

a.është e përngjitur apo e përbërë? ________________________ b.si është formuar ajo? _________________________________________________________________________ 9. Në fragmentin e dhënë veçoni një emër foljor dhe tregoni si është formuar ai. 2 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 42 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

10. Gjeni në fjalinë e mëposhtme mbiemrin. Shkruani dy fjali të tjera ku mbiemri të përdoret në shkallën krahasore dhe sipërore. Formoni një emër të prejardhur nga ky mbiemër. 4 pikë Pikat e shiut rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë. a) mbiemri: _______________________ b) fjalia me mbiemër në shkallën krahasore:________________________________________ __________________________________________________________________________ c) fjalia me mbiemër në shkallën sipërore:_________________________________________ _________________________________________________________________________ d) emri i prejardhur___________________________________________________________

11. Gjeni kundrinorin e drejtë në fjalinë e mëposhtme. Tregoni me se është shprehur dhe zëvendësojeni atë me një përemër. 3 pikë Përjashta nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujë, mjegull dhe erë. a) Kundrinori i drejtë:

___________________

b) Shprehur me:

___________________

c) _____________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 43 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

GJUHË SHQIPE Gjenerali nuk e priste që pamja t’i bënte një përshtypje kaq të madhe. Ai u hutua aq shumë, sa në fillim, kur hyri, nuk pa asgjë të qartë, por vetëm një grumbull ngjyrash lëvizëse e të gjalla, sikur dikush t’i kishte rënë me një shuplakë të fortë syve dhe sytë t’i lëshonin xixa. Dikush e çoi në tryezë, dikush i mori kapotën dhe ai tundi disa herë kokën e përshëndeti në drejtim të papërcaktuar, duke pëshpëritur nëpër dhëmbë ca fjalë në gjuhën e tij. Vetëm kur daullja filloi të binte prapë plot buçimë dhe kur violina ia mori me një tingull të mprehtë e njerëzit përsëri u ngritën në valle, ai nisi të përqendrohej. Pastaj ndjeu tringëllimën e bardhë të qelqeve dhe zërin e dikujt përbri, që i tha në gjuhën e tij: « Ngrijeni gotën» . Ai e ngriti dhe piu. Po ai zë seç filloi t’i shpjegonte diçka, por gjenerali akoma nuk ishte në gjendje t’i kuptonte gjërat qartë dhe çuditej dhe vetë se si e humbi kështu pusullën. Kaloi mjaft kohë derisa gjenerali e mblodhi veten plotësisht. Tani ai ndiente si kalamajtë i kishin ngulur sytë që u shkëlqenin nga një heshtje e gëzuar. Ata mblidheshin kokë më kokë, tregonin me gishtat e vegjël në drejtimin e gjeneralit dhe seç numëronin, ndoshta kopsat e arta të uniformës apo vijat e gradave, sepse pastaj diskutonin me njëri-tjetrin, tundnin kokat e vogla dhe, siç duket, nuk ishin në një mendje. Fragment nga romani i I. Kadaresë “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur ”

1. Qarkoni fjalinë ku ka një fjalë të urtë. A) Larg syve, larg zemrës... B) I nguli sytë mbi njerëzit që sapo hynë. C) Ngado të hedhësh sytë, sheh njerëz që punojnë. D) Ustai e sheh punën me syrin e mjeshtrit.

1 pikë

2. Në ndërtimin: ... sikur dikush t’i kishte rënë me një shuplakë të fortë syve... folja është në kohën: 1 pikë A) e kryer e lidhores B) më se e kryer e lidhores C) më se e kryer e dëftores D) e kryer e tejshkuar e dëftores 3. Fjalia: “Ai u hutua aq shumë, sa në fillim nuk pa asgjë të qartë, por vetëm një grumbull ngjyrash lëvizëse e të gjalla.” është: 1 pikë A) B) C) D)

fjali e përbërë me më shumë se dy pjesë fjali e thjeshtë fjali e përbërë krahasore fjali e përbërë rrjedhimore

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 44 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. Në fjalinë: Kaloi mjaft kohë derisa gjenerali e mblodhi veten plotësisht. fjala e nënvizuar është: 1 pikë A) përcaktor i shprehur me ndajfolje B) përcaktor i shprehur me përemër C) rrethanor sasie i shprehur me ndajfolje D) rrethanor sasie i shprehur me përemër 5. Fjala e nënvizuar në ndërtimin: ...përshëndeti në drejtim të papërcaktuar... është formuar: 1 pikë A) me parashtesë e prapashtesë njëkohësisht B) me parashtesë e paranyjëzim C) me parashtesë D) me paranyjëzim 6. Cila fjalë NUK është në të njëjtën klasë me të tjerat? A) ndoshta B) pastaj C) akoma D) menjëherë

1 pikë

1 pikë

7. Qarkoni fjalinë që ka një fjalë të shkruar gabim.

1 pikë

A) Disa kufij nuk duhen kaluar. B) Ç´farëdo t’i thoshte, nuk kishte asnjë rëndësi. C)Vajza qe shtathedhur e meshollë. D) Djali u shtri i shkujdesur mbi bar pa menduar më për asgjë. 8. Formoni një fjali ku të përdorni fjalën zë si homonime me fjalën zë në fjalinë: Po ai zë seç filloi t’i shpjegonte diçka... 1 pikë _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ 9. Emërtoni klasat e fjalëve të nënvizuara në fjalinë e mëposhtme. 4 pikë Ndjeu zërin e dikujt që i foli në gjuhën e tij...Po ai zë se ç’filloi t’i shpjegonte diçka, por gjenerali akoma nuk ishte në gjendje t’i kuptonte gjërat qartë dhe çuditej dhe vetë se si e humbi kështu pusullën. a) që:

_______________________

b) diçka:

_______________________

c) gjërat:

_______________________

d) si:

_______________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 45 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

10. Në ç’rasë është emri i nënvizuar në fjalinë e mëposhtme dhe ç’funksion gramatikor kryen ai? 2 pikë Ai tundi disa herë kokën dhe përshëndeti në drejtim të papërcaktuar, duke pëshpëritur nëpër dhëmbë ca fjalë në gjuhën e tij. a) rasa:

______________________

b) funksioni: ______________________ 11. Gjeni një rrethanor mënyre në fjalinë e mëposhtme, thoni me se është shprehur dhe nga varet ai. 3 pikë Dikush e çoi në tryezë, dikush i mori kapotën dhe ai tundi disa herë kokën e përshëndeti në drejtim të papërcaktuar duke pëshpëritur ca fjalë në gjuhën e tij. a) rrethanori i mënyrës:

_______________________________

b) i shprehur me:

_______________________________

c) varet nga:

_______________________________

12. Nënvizoni pjesën kryesore të fjalisë së mëposhtme, gjeni kallëzuesin e kësaj pjese dhe tregoni ç’lloj është ai. 3 pikë a) Vetëm kur daullja filloi të binte prapë plot buçimë dhe kur violina ia mori me një tingull të mprehtë e njerëzit përsëri u ngritën në valle, ai nisi të përqendrohej. b) kallëzuesi _______________ c) lloji ____________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 46 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Ernest KOLIQI “Kumbulla përtej murit”( fragment) Ai s’dinte as nuk donte n’at ças; me pa qartas ndër ndiesina të veta të ndërlikueme. Lëshohej me mirakandje në valë të tyne. Donte me hypë mbi at mur e me ngranë aso kumbullash të verdha. Ndoshta ky ish dëshir i vjetër qi zgjohej rishtaz mbas nji gjumi dhetë vjetësh. Ndoshta ish trill i ri lindë n’at paq zhegu ari. Por kjo s’i duhej gja m’e dijtë. Dishka ma e fortë se urtija e shtynte m’u ngjitë maje murit. “ marri! S’jam ma i vogël si atëherë! Dikur do sende mund i bajshëm…tashti asht marre me më pa kush…” Ky mendim s’i vlejti. Harroi moshën, humbi njohurin e kohës e të vendit, shtini në punë kambë e duer edhe u gjet maje murit, midis degve të kumbullës. Si i dishruem, me aq lakmi për pemë në gjemb qi vetëm kalamajt ushqejnë, çoi dorën kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë, i rrëshkiti nji të dridhun andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të nji krijatyre nxehtësisht e gjatë mot andrrue e pritë. Langu i kumbullave i ngjalli në gojë nji shije verash të humbuna, nji amë stinësh të mrekullueshme shlulzue mbas nji prendimi të largët. Por, qe, syni i xhinxhilloi në haren e nji zbulimi të papritun. Andej murit shtrihej nji kopësht tjetër shum ma i hapët se ai i dajave. E shifte at mareshtë gjelbrore tërhjekse nëpërmjet gjethve e gjembave. Jo me vullaj të mjellun me gjithnduer barishtesh si ai i dajave, por të tanë bar e i dendun me landë. Drita e diellit me mzi depërtonte nëpër degë nalt gërshetue. U futëshin n’at gërshetim të blerët rrezet diellore tue u zbutë e, aty në bar t’imë, qindisëshin vizatime të brishta. Dukej ajo shtroje bari, qindisë ashtu prej rrezeve e prej gembave, hali prrallash shpalisë nën kambët e nji princeshe të zhdukun. At ditë princesha e mërtisun në degërmija andrre ishte fëminija. Kishte ikë për gjithmonë a por do të këthente? Pa peshue mirë veprën e vet, kërceu prej majes s’murit, në kopsht të huej. 1. Koliqi është:

1 pikë

A) nismëtar i prozës së angazhuar B) themelues i romanit shqip C) ndjekës i prozës së traditës D) filluesi i prozës moderne shqipe 2. Tema që trajton Koliqi këtu është:

1 pikë

A) vdekja B) natyra C) fëmijëria D) dashuria 3. Gjetjet e reja letrare të Koliqit janë të lidhura me:

1 pikë

A) njësitë tematike dhe stilistike B) vetëm me përmbajtjen si e tërë C) vetëm me formën si risi D) me ndjesinë ndaj sjelljes së njerëzve __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 47 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. Psikoanaliza e personazhit mbështetet në teorinë e:

1 pikë

A) Fromit B) Frojdit C) Hjumit D) Niçes. 5. Argumenti që autori nuk zbulon asgjë konkrete është e lidhur me faktin që:

1 pikë

A) nëntekstet janë nga më të ndryshmet B) teksti ka vetëm një kuptim C) nuk dëshiron ta thotë kuptimin e vërtetë D) gjithçka është e qartë që në kontaktin e parë 6. Përdorimi në fragment i mbiemrit ka funksion:

1 pikë

A) përshkrimor B) analizues C) argumentues D) konstatues 7. Cila është princesha e bukur? Në çfarë marrëdhënie kuptimore vendosen fjala e gjetur nga ju dhe princesha? 2 pikë a- ____________________________ b- ____________________________ 8. Cilat janë disa nga elementet ose detajet e psikoanalizës që tregojnë mbështetjen e autorit në përjetimet e personazheve. Jepni të paktën dy prej tyre. 2 pikë a- ______________________ b- ________________________ 9. Koliqi është vazhdues i simbolizmit. Cilët janë tre objektet që ndërtojnë në këtë tregim simbolizmin e tij. 3 pikë a- ________________________ b- ________________________ c- ________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 48 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

10. Pse personazhi ynë thotë në një moment: “ asht marre”? Si mund të zëvendësoni këtë shprehje dialektore me një shprehje të normës letrare? 2 pikë a-________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ b- ________________________________________________________________________ 11. Cili është momenti që autori e sfidon lexuesin duke e përgatitur atë për diçka të bukur që e pret? Cila është fjala që e mbart më shumë këtë kuptim dhe në cilën klasë të fjalëve bën pjesë ajo? 3 pikë a- __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ b- ___________________________

c- ___________________________ 12. Ç’mund te ketë ndodhur pasi personazhi kapërcen kopshtin? Rrëfeni vazhdimin e ngjarjes, duke renditur dhe përshkruar veprimet dhe ndjesitë e shkaktuara. 8 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 49 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Gjuha Shqype Porsi kanga e zogut t’verës, Qi vallzon n’blerim të prillit; Porsi i ambli fllad i verës Qi lmon gjit e drandofillit; Porsi vala e bregut të detit, Porsi gjama e rrfes zhgjetare, Porsi ushtima e njij tërmetit Njashtu a gjuha e jonë shqyptare. Ah! Po, a e ambël fjala e sajë Porsi gjumi m’nji kërthi Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pamashtri, Edhe ndihet tue kumbue, Porsi fleta e Kerubimit Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue N’t’zjarrtat valle t’amëshimit. Pra, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perëndisë; Trashëgim qi na la i Pari, Trashëgim s’ia len ai fmis; Edhe atij iu thaftë, po, goja; Qi e përbuzë këtë gjuhë hyjnore; Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, Flet e t’vetën len pas dore. Në gjuhë shqype nanat tona, Shi prej djepit na kanë thanun, Se asht nji Zot, qi do ta dona: Njatë qi jetën na ka dhanun; Edhe shqyp na ka thanë se zoti Për shqyptarë Shqypnin’ e fali Se sa t’enden stina e moti, Do ta gzojn kta djalë mbas djali. 1. Nga cili vëllim është shkëputur kjo poezi:

1 pikë

A) Mrizi i Zanavet B) Vallja e Parrizit C) Lahuta e Malcis D) Anzat e Parnasit 2. Cili nga motivet e mëposhtme trajtohet në poezinë “Gjuha Shqype”?

1 pikë

A) patriotik B) erotik C) filozofik D) i natyrës __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 50 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

3. Motivin patriotik në një poezi ( për gjuhën shqipe) e ka përcjellë, përveç Fishtës edhe: 1 pikë A) Naim Frashëri B) Faik Konica C) Dritëro Agolli D) Fan Noli 4. Toni dominues këtu është:

1 pikë

A) ngazëllimi B) frika C) bezdia D) indiferenca 5. Himnizimi i gjuhës sonë realizohet nëpërmjet:

1 pikë

A) lartësimit apo lëvdimit të saj B) analizimit të fakteve dhe detajeve deri në imtësi C) përshkrimit të procesit krijues të saj D) antagonizmave të thellë me simotrat e tjera 6. Shprehja“gjit e drandofillit“ ka në bazë figurën e:

1 pikë

A) metaforës B) anaforës C) personafikimit D) alegorisë

7. Gjeni dy metafora dhe shpjegoni funksionin e tyre?

3 pikë

___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 8. Cili është mesazhi që përcillet në vargjet e fundit

2 pikë

“Edhe shqyp na ka thanë se zoti Për shqyptarë Shqypnin’ e fali Se sa t’enden stina e moti, Do ta gzojn kta djalë mbas djali.” ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 51 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

9. Koncepti i trashëgimisë këtu emërtohet. Cili është kodi moral i trashëgimisë? A është i lidhur ai me zakonet shqiptare? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 10. Çfarë figure të sintaksës poetike gjeni në vargjet: “N’t’zjarrtat valle t’amëshimit. Cili është funksioni i saj? 2 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 11 Fishta konsiderohet në këtë poezi si poet lirik. Ku duken tonet lirike. Gjeni dy shembuj dhe komentoni funksionin e tyre. 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 12 Shkruani në normën letrare fjalët: gjama, lmon, rrfes, zhgjetare 2 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 13. Gjuha është një trashëgimi që të bën të pasur. Koncepti fishtjan nuk është i vetmi për këtë ide. Si mendoni se mund ta ruani dhe ta pasuroni gjuhn së cilës i këndon Fishta? Ese argumentuese. 8 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 52 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

DANTE ALIGERI

Komedia Hyjnore (fragment) Porsi pëllumba prej dëshirës ftuem, Që krahëhapun prejnë ajrinë pa u ndalë Drejt s’ambëlësë fole, të pëmalluem, Njashtu çetën, ku asht Dido, zemër-valë, Lanë e fluturuen drejt nesh n’atë ajr të zi, Kaq qe e fortë thirrja, që me shpirt m’kish dalë. “ O njeri i mirë e plot me fisniki, Që zbrite me na pa n’këtë vend mizor Ne që me gjak tokën e kemi ri, T’kishim mik atë që rruzullin ka n’dorë, Do ta lutshim n’këtë ças për paqen tande, Mbasi ndjen dhimbë për të zezët mëkatnorë. ----------------------------------------------------Dashnija, n’shirt fisnik që hyn aq lehtë, Për t’hieshmin trup e lidhi këtë fatzinë, Trupin ma rrëmbyen e si: peng më ka mbetë. S’paska idhnim ma t’madh,-m’u gjegj tue fsha,Se me mendue për kohët e haresë N’mjerim e vajë; mësuesi e di këtë gja. 1. Ngjarjet e këtij fragmenti zhvillohen në:

1 pikë

A) parajsë B) ferr C) purgator D) portën e ferrit 2. Personazhet e kësaj pjese, bëjnë pjesë mes :

1 pikë

A) paganëve dhe të papagëzuarve B) heretikëve dhe epikurianëve C) mëkatarëve të mishit D) mashtruesve të ndryshëm 3. Lloji i strofës së përdorur këtu është:

1 pikë

A) tercina B) strofa katërshe C) strofa dyshe D) monokolona __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 53 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

4. E gjithë kënga ndërtohet mbi figurën stilistike të:

1 pikë

A) alegorisë B) metaforës C) simbolit D) personifikimit 5. Ndërtimi “Zemër-valë”, jep cilësinë e njeriut të:

1 pikë

A) dështuar B) çmendur C) ngushëlluar D) dashuruar 6. Mesazhi i strofës së fundit është:

1 pikë

A) Bota është e gjitha njësoj B) në mjerim njeriu kujton kohët e bukura C) njeriu nuk duhet të mendohet gjatë D) njeriu mëson vazhdimisht 7. Lexo me vëmendje strofën e parë. Gjej figurën kuptimore të përdorur aty. Çfarë atmosferë të krijon ajo figurë? 2 pikë a- Figura: __________________________________ b- Atmosfera: _______________________________ 8. “Ç”përftesë figurative ka në vargun: “Drejt s’ambëlësë fole, të pëmalluem”? 1 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 9. Në këtë fragment jepet një koncept i qartë për dashurinë. Cili është ky koncept i Dantes për dashurinë? Jepni një shembull për këtë. 2 pikë a- Koncepti: _________________________________________________________________ b- Shembull: _________________________________________________________________ 10. Shkruani emrat e tri personazheve. Pse Dantja u jep vend në këtë këngë? 3 pikë a- _________________________ b- _________________________ c- _________________________ __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 54 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

11. Shpjegoni me fjalët tuaja shprehjet e mëposhtme:

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

3 pikë

a- Me shpirt m’kish dalë: ______________________________________________________ b- Ne që me gjak tokën e kemi ri: ________________________________________________ c- T’kishim mik atë që rruzullin ka në dorë: ________________________________________ 12. Gjeni dhe shpjegoni përdorimin e një prej teknikave të rrëfimit dantesk.

2 pikë

a- teknika ___________________________________________________________________ b- roli ______________________________________________________________________ 13. Shpirtrat gjenden në vuajtje e sipër. Pse? Nga udhëhiqeshin ato në botën e të gjallëve.A është kjo temë, pjesë e poetikës së Dantes? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 55 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

SHEKSPIR Makbethi (fragment) A është kamë, kjo që shoh përpara Me dorezën nga dora ime?po ta kap! S’të kap dot, po të shoh aty akoma. Pamje fatale, s’je e ndjershme, Për dorën si për syrin? A po s’je Veç kamë e mendjes, një krijesë e rreme, Që rrjedh nga truri i nxehur e i vrarë? Të shoh akoma aqë formëshkoqur Sa kjo që zhvesh tani nga mylli. Më prin për udhën ku po nisesha; Dhe një të tillë vegël kam për të përdorur A më gënjehet syri, nga të tjera ndjenja, A syri vlen më tepër se ato. Të shoh akoma dhe ke pika gjaku Përmbi lepitkën, që s’kishe ca më parë, S’ka kamë aty, kjo s’është veçse vepra E gjakshme që po m’i shfaqet syrit. Tani natyra duket si e vdekur Mbi gjysmëbotën dhe të liga ëndrra Ia turbullojnë gjumin perdevarur; Magjia i mëshon Hekatës zbehtë Dhe vrasja fishkëse e alarmuar Prej gardianit ujk e kukuvajkës, Që i troket sahatin, - kështu niset Ngadalë dhe cap hajdutërisht E ndezur si Tarkini i hazdisur Kundrejt qëllimit si ndonjë fantazmë. O dhe, i ngjeshur hekur, themelfortë Mos i dëgjo ku më baresin këmbët Se mos bërtasin gurët ku po vete Dhe ma rrëmbejnë kohën e favortë Për veprën e tmerruar të tanishme Kur unë kërcënoj, ai po rron Me fjalë ftoh zjarr vepre që valon( tingëllin një zile) Po shkoj, dhe është bërë, zilja po më fton. Dunkan, mos e dëgjo, se kjo këmbanë Po të thërret në qiell a ferr hapsanë.

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 56 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

Për pyetjet 1-6 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 1. Makbethi është vepër me natyrë:

1 pikë

A) tragjike B) komike C) lirike D) tragji-komike 2. Në këtë fragment personazhet trajtohen më shumë në aspektin

1 pikë:

A) shpirtëror B) psikologjik C) faktik D) interpretativ 3. Lloji i ligjërimit të përdorur këtu është:

1 pikë

A) komenti B) monologu C) dialogu D) rrëfimi 4. Vargu: “Dhe ma rrëmbejnë kohën e favortë” e shfaq Makbethin si:

1 pikë

A) njeri të veprimit B) njeri ëndërrimtar C) njeri që nuk vendos dot D) njeri që pret nga të tjerët. 5. Figura kuptimore e përdorur në vargun: “kur unë kërcënoj, ai po rron” është: 1 pikë A) simboli B) krahasimi C) hiperbola D) antiteza

6. Lexoni me vëmendje fundin e fragmentit. Gjeni cili është vargu që shërben si thirrje vendimtare për krimin që do të kryejë më pas Makbethi. 1 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 57 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

7. Në këtë skenë ka një atmosferë zotëruese. Si do ta emërtonit atë dhe cili është sinjali paralajmërues i kësaj atmosfere? 2 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ 8. Makbethi ka luftë ndjenjash brenda vetes. Cilat janë dy detajet që e tregojnë këtë luftë? 2 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

9. Në këtë fragment dalin disa personazhe. Gjeni katër personazhe pjesëmarrëse dhe shkruani nga ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ 10. Shpjegoni me fjalët tuaja shprehjen “Pamje fatale”. Për çfarë e ka fjalën autori këtu? 2 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

11. Rendisni dy veprime njerëzore që konkretizohen në këtë fragment.

2 pikë

____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 58 nga 59 www.mash.gov.al


Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

12. Ku duket marrëdhënia e natyrës me Makbethin. A ndihmon ajo në zhvillimin e veprimit? Si e argumentoni këtë? 3 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ 13. Makbethi është një vepër skenike. Cilat janë detajet që krijojnë lidhjen e fortë midis spektatorit, ose lexuesit dhe pjesës. Gjeni 3 detaje të tillë në fragment. 3 pikë ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 59 nga 59 www.mash.gov.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.