Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 75

Qendra e Mendimit Pozitiv

Si të gjeni fuqitë dhe të harroni pasionin!

J

u doni që të bëni mirë çfarëdo që të bëni. Shumë njerëz do t’ju thonë që të zbuloni pasionin tuaj dhe ta ktheni në biznes. Kjo është një përpjekje e dështuar sepse njerëzit kanë shumë pasione. Ajo që është më e rëndësishme është të zbuloni fuqitë tuaja. Çfarë dini të bëni më mirë? Të jeni specialist në gjithçka?! Kini kujdes nga rreziqet e të qënurit mjeshtër në gjithçka dhe specialist në asgjë. Shikoni rreth jush, bëni disa kërkime online, sa biznese ofrojnë shumë shërbime? Ata shesin produkte nëpërmjet antarësimeve, shërbimeve ëeb, duke folur, duke bërë konsulta marketing, duke dhënë këshilla biznesi online, etj, etj… Pastaj, shikoni bizneset më të suksesshme . Sa shërbime ose produkte ofrojnë? Mund ti numëroni me gishtat e njërës dorë. Shmangni të gjitha matrapazllëqet e biznesit. Përqëndrohuni, kuptoni se sa mbreslënës jeni. Në mënyrë që të filloni dhe rrisni një biznes, duhet: 1. Të njihni fuqitë tuaja 2. Të dini se si ti përdorni ato Sfida kryesore është që ne jemi shumë të aftë të vlerësojmë se për çfarë janë të aftë të tjerët. Kur bëhet fjalë për talentet tuaja, do të pengoheni dhe hutoheni paksa. Patjetër që përsa i përket gjërave që nuk mund ti bëni, jeni ekspert për ti treguar. Nuk mund të vizatoj, nuk mund të këndoj, nuk mund këtë, nuk mund atë… Çdo ditë mbani një copë letër dhe listoni 5 nga aftësitë tuaja më të mëdha që mund të bëjnë ndryshimin: Është shumë e vështirë. Shmangni kurthin e mendimit të përbashkët. Nuk është e thjeshtë të identifikoni aftësitë tuaja për sukses, talentet tuaja unike që ju lejojnë të keni rezultat në punën tuaj. Jeni të kushtëzuar nga vitet e shkollës, mendësitë e përbashkëta dhe nga lajmet e vazhdueshme që njerëzit janë të këqinj nga natyra.

Pa pasur një disiplinë dhe një vizion për korporatën, një grup, një person i vetëm nuk mund të shkojë shumë larg. Kjo është arsyeja se përse disa pronarë biznesesh bien në grackë duke menduar se sa më e madhe të jetë kompania, aq më shumë fitime do të kenë. Ju nuk keni nevojë për një strukturë të madhe biznesi për të bërë ndryshim. Ju thjesht duhet të kuptoni se çfarë dini të bëni më mirë. Po si ti identifikoni fuqitë tuaja unike. Sa herë që të keni arritur rezultate të mira në jetën tuaj, duhet të keni përdorur një ose më shumë aftësi. Për të kuptuar se cilat janë këto aftësi, bëni si më poshtë: • Bëni një listë me 15 arritjet tuaja më të mëdha. Mos u sillni ashpër me veten. Nuk është e thënë të keni mbi 15 arritje.Nëse nuk keni aq duhet të keni të paktën 7 - 8. Mos u fiksoni shumë, sepse nuk do të konkuroni për të fituar çmimin nobel ose të lëshoni një anije në hapësirë. Një arritje është thjesht një veprim që ka sjellë rezultat. • Sigurohuni që arritja juaj të fillojë me një folje fuqie. (krijoj, menaxhoj, ndërtoj, etj) • Që një arritje të jetë e vërtetë ju duhet të keni një rezultat, mundësisht me shifra. Të ardhura në rritje me xxx lekë, ose me xxx% fitime, etj. Mos u bëni të ashpër me veten tuaj nëse ky ushtrim kërkon shumë kohë dhe ju detyron ju të gërmoni thellë në eksperiencat tuaja të së shkuarës. Në momentin që të keni përfunduar, shikojeni listën, dhe do të shikoni që foljet kthehen herë pas here. Këto janë forcat tuaja. Gjëja më e veçantë është që kjo punë do t’ju lejojë që: • Të gjeni se cilat janë pikat tuaja më të forta. • Sa të mahnitshëm jeni, sa shumë keni bërë në jetën tuaj, gjë që do t’ju shtojë më shumë besimin tek vetja juaj. • Të lejoni të përqëndroni të gjitha energjitë tuaja në këto aftësi vetëm në veprimet tuaja të përditshme, dhe delegimit të asaj që ju mund të bëni mirë tek dikush tjetër. 7 Dhjetor 2012... 75

revista nr 13.indd 75

2/8/2013 1:44:31 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.